Zoti nuk sjellë lajme e shpallje individuale askujt!

Sa shumë herë na ndodh të dëgjojmë me kompetencë të plotë ligjërime e përgjigje të a e pothuajse të secilës pyetje që parashtrohet në fushën jo vetëm fetare por edhe atë të përgjithshme e shkencore. Poqese shohim me kujdes shpalljet e Zotit drejtuar njerëzimit, do të kuptojmë që ato janë të fushës së thirrjes në besim, adhurim, dije dhe edukin e mirësjellje. Shpalljet e Zotit i janë drejtuar të zgjedhurve të Tij profet. E shpallja e fundit e Tij i takon Muhamedit a. s. e qe është Kurani. Libër edukativ, moral dhe udhëzues në besim e vlera të kulturës, bamirësisë e mirësjelljes me të gjithë. Kuranin, e kumtoj përmbajtjen e tij Muhamedi që pjesërisht edhe e interpretoj dhe komentoj atë. Me kalimin e viteve e shekujve, komentimin e tij e morën përsipër studiuesit e Kuranit. Që kishin detyrë të mbesin në vijën e komentimit dhe kuptimit të tij në kohë dhe realitet. Por ajo qe është e pakëndshme sot, është fakti që disa predikues janë duke dalur krejtësisht nga konturat e asaj që vetes i kanë dhënë detyrë.

Shumë lehtë sot marrim përgjigje pothuajse në secilën sferë të jetës. Qoftë fetare, ekonomike, politike, shoqërore e sportive…Të gjitha këto në emër të fesë apo përgjigje nga feja e që shumë e shumë çështje janë krejtësisht të cpikura pas përfundimit të shpalljeve individuale për profetët. Sot, askush nuk ka drejtën apo autorizimin të sillet sikur atij po i kumtohet diçka hyjnore. Kumtimet Hyjnore kanë përfunduar. Asnjë njeri nuk ka në dorë rrugëtimin e jetës së tjetrit e as kumtime hyjnore të reja, sepse ka marrë fund shpallja. Kurani ka zbritur dhe është i përsosur dhe i plotësuar për besimin, drejtësinë, moralin e kulturën. Është i plotësuar në vijimësi e jo pjesërisht. Nganjëherë disa aq lirshëm flasin dhe shumë me kompetencë në emër të fesë, saqë na mbushet mendja që sapo i erdhi një lajm apo shpallje nga Zoti. Shpalljet nga Zoti nuk vijnë më, asnjë individi e as shoqërie apo klase. Mos të sillet askush sikur dëshiron të bind tjerët se i erdhi një lajm apo shpallje hyjnore nga Zoti. Të sillemi si njerëz të rëndomtë e të lirë. Të flasim me kompetencë si mëkëmbës në tokë e jo si zëdhënës.

Postime te ngjajshme