Zoti nuk na ndëshkon neve për gabimet e njerëzve në Kinë

“Askush nuk e bart barrën e (mëkatit) tjetrit. Dhe njeriut nuk i takon gjë tjetër, pos asaj që ka punuar”, (en-Nexhm:38-39).E lexoni këtë citat Kuranor se si bukur dhe qartë demanton ata që luten Zotit të mos na dënoj nga gabimet e bëra të tjerëve. E përmendëm shtetin e Kinës ku ka një popullsi të madhe e ku ka edhe gabime të mëdha dhe shtypje ndaj njerëzve dhe fjalës së lirë dhe mendimit e shprehjes.Por nuk është interesante për ne gabimi i dikujt në Kinë, sa është me interes të bëjmë veten për të mos gabuar. Askush nuk e bart mëkatin e tjetrit. Secili ka dhe bart përgjegjësinë për veten e tij.Kurani i jep në vështrim shumë të kujdesshëm njeriut, duke bërë atë që të jetë i lutur nga Zoti të bëj vepra të mira. Sa e sa citate në Kurani, Zoti nëpërmjet tyre u ka bërë thirrje njerëzve, individualisht që të bëjnë punë të mira. Ai që e bën një të mirë sado e vogël qoftë shpërblehet, por edhe ai që bën një të keqe sado të jetë e vogël do të përgjigjet..Në shumë raste, dhjetëra sosh, Kurani e ndërlidh thirrjen për besim duke pasuar; …dhe ata që bëjnë punë të mira. Punët e mira janë detyrë dhe obligim i të gjithëve. Secili ka rol dhe secili ka përgjegjësi, por fundja secili individualisht merr atë që ka kryer.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 3 =