Zoti nuk ka nevojë që dikush të luftoj për Te

Na flasin për xhihad e flasin edhe për luftë, por harrojnë të flasin për paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën me të gjithë pa dallim.
“Harrojnë” të na flasin për ambient të pastër, kulturë, rregull e diciplinë në punë. Flasin për xhihad dhe nuk e sqarojnë fare objektivisht kuptimin dhe domethënien e plotë të kësaj fjale e që është mund, përpjekje dhe punë e jo luftë, vrasje e krime. Arsimimi, puna, angazhimi, përkushtimi do mund dhe përpjekje që e quan Kurani xhihad, e jo varje, djegie, vrasje e dhunë e tollovi .

A e shohin të këtillët që ky fjalor dhunues dhe ky orientim drejt tollovisë në tokë, që është i dëmshëm dhe se ky model ka dështuar kudo. Ndërroni casjen, kthejuni realitetit të bukurisë së kësaj bote.

Secili mendje ndritur duhet të kuptoj që Zoti s’ka nevojë të luftohet për t’u mbrojtur Ai. Askush të mos mendoj që Zoti kënaqet kur lëndohet, vritet e digjet njeriu. Janë të çmendur ata që besojnë se Zoti thërret për tollovi, krim e dhunë dhe vrasje. Zoti nuk e do këtë dhe nuk thërret në këtë. Ideologjitë e veshura me petkun fetar politik e duan një botë me krizë, luftëra e vrasje. Bota me njerëzit përparimtarë e duan zhvillimin, paqen, rehatinë e kujdesin për të gjithë, e jo të keqen dhe kthimin në kohët e krimit. E ne Shqiptarët nuk e kemi komoditetin të merremi me zhvillimet në botën e lindjes dhe aspak s’na duhet të shndërrojmë vendin tonë në arenë përplasjesh mes nesh, për atë se cfarë po ndodhë në Siri, Irak, Libi, Afganistan e Banglladesh. S’kemi asnjë lidhje me ta, asgjë.
Asnjë nevojë nuk kemi të i shndërrojmë xhamitë tona arenë e predikimeve e zhvillimeve sektare, ideologjike në botën e lindjes. E këtu përgjegjësinë e bartin predikuesit dhe kompetentët e institucionit fetar. Nga pësimi duhet të merret mësim. Në një kohë jo të largët shumë prej ligjëruesve njëzëri e lodhën kokën e qytetarëve tanë për të quajturin xhihad sirian. Por ja ku ju doli, u shua dhe u rrënua errësira e ideologjisë vrastare e terroriste. E pasi dështuan u rikthyen e thanë se Islami është paqe dhe se Isisi nuk përfaqëson paqen Islame. E rreziku mbetet nga hipokrizia e hipokritët!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

66 − 64 =