“Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata nuk e ndryshojnë veten”

Koha ec edhe nëse njerëzit janë ndalur.
Në kaptinën Raad të Kuranit citati nr. 11 është një fjalë e të Madhërishmit Zot i cili ka thënë: “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata nuk e ndryshojnë veten”. Shumë prej komentuesve të këtij citati e ven në kontekst krejtësisht fetar duke e kufizuar vetëm në çështje të namazit, agjërimit, abdesit etj. Por ka të atillë që këtë citat e shohin në shumë rrafshe, jo vetëm të përkufizuar në garën se kush po falet më shumë e kush po jep lëmoshë më pak e kështu me radhë.
Shoqëria progresive që synon ardhmërinë s’pari ka nevojë të rregulloj e fuqizoj vlerat shoqërore, morale, arsimore dhe akademike. Ndryshimi i një populli nga gjendja e rëndë ambientale, papunësia, varfëria dhe injoranca, mund të vijen në shprehje kur i tërë një komb është i përqendruar në rregullimin e jetës, mjedisit, ambientit dhe rregullave të mirësjelljes dhe moralit.
Një komb ka nevojë të ndryshojë veten përherë për më mirë. Përpjekja e njeriut në këtë botë duhet të jetë e vazhdueshme për më mirë, në gjitha fushat dhe rrafshet shoqërore.
Asnjë komb nuk mund të pretendoj veten si më i përzgjedhuri nëse ai komb vuan nga skamja, kriza ekonomike, papastërtia, stagnimi në punë, dije e shkencë.
Kombin e bën të madh njeriu që vërtetë synon dhe aspiron ndryshimin në gjitha fushat e jetës, ekonomike, sociale, shoqërore dhe edukativo morale.
Ndaj ne duhet që këtë citat Kuranor që flet për ndryshimin e një populli për më mirë të mos e përkufizojmë vetëm në atë se sa herë viziton xhaminë apo sa ke dhënë lëmoshë. Përkufizimi i citateve bën një shoqëri të mbetet aty ku ishte më parë, koha ec edhe nëse njerëzit janë ndalur.

FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

47 − = 46