Zoti na ruan neve e jo ne Zotin

Përballë argumenteve të fuqishme dhe logjike, ekstremistët nuk mund të pajtohen dhe janë të dobët. Ata janë vu në një rrugë të rrezikshme dhe pa argument. Argumenti i tyre që ata udhëhiqen me te është se duan ta mbrojnë Zotin nga njerëzit. Duan të mbrojnë Fjalën e Tij e cila sipas tyre është e rrezikuar nga të gjithë. Për të arritur këtë ata nuk zgjedhin mjete dhe formë. Terroristët duan të krijojnë përshtypjen se po e mbrojnë Zotin nga kufri dhe dalja nga feja. Në momentin që ata ngrisin armën e tyre kundër njerëzve për të “mbrojtur dhe ruajtur” Zotin, sikur të dinin kuptimin e Fjalës së Tij ata nuk do shuanin jetën e njerëzve. Jetën të cilën u dha Zoti i gjithësisë. Nuk është e mundur që tërë njerëzimi të sillet vetëm rreth një mendimi dhe pikëpamjeje. Zoti i krijoi kështu, llojllojshmëri në mendime, ngjyra, bindje dhe objektiva. Terrorizëm në emër të Zotit. Po vriten fetarët nga ekstremistët, nën çfarë preteksti? Po vriten qytetarët vetëm pse nuk po i nënshtrohen logjikës dhunuese dhe vrastare, në emër të kujt? Në emër të Zotit! Zoti nuk ka nevojë të mbrohet e as të ndihmohet. ALLAHU EKBER, këtë mund ta përdorin dhe e përdorin, të gjitha besimet që janë arabfolës. Me këtë shprehje secili pasqyron bindjen që Zoti është I Madhi dhe ne jemi të nevojshëm për te e jo e kundërta siq pasqyrohet në veprime. Nuk mund të bëhet presion mbi askend që mendon ndryshe, duke tentuar të krijohet përcepcioni që të gjitha besimet duhet të sillen rreth grupimeve të radikalizuara që dhunën e kanë mjet për të “nënshtruar” tjerët. Duke krijuar përshtypjen se po e ruajmë Zotin dhe se Ai ka nevojë për ndihmën e tyre, ekstremistët po tentojnë të mbajnë veten në skenë si mbrojtës të Zotit. Zoti është më I Madhi dhe Ai na ruan neve e jo ne Ate. Kthehuni në arsye dhe flisni me njerëzit pa dallim, Zoti është I të gjithëve, se Ai është Krijuesi.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 2