Zoti im; Ti e sheh zemrën time, askush tjetër nuk mund ta shoh..!

Disa sëmundje shërohen nga fjala. Fjala e bukur, e mirë dhe e matur, është shërues për disa sëmundje. Kujdesi për fjalën është detyrë e secilit besimtarë që pretendon përfaqësimin Hyjnorë në tokë.

Fjala e pa matur sjell dëm kurse pakujdesia në reagime nxit tensione dhe këtë askush nga ne nuk e dëshiron.Të pretendosh vlera e të jesh pjesë e kaosit nuk është gjë tjetër vetëm se nyje që bën të pa mundur zhvillimin dhe kulturën e personit.Fjala është shërues, ndaj ndërgjegjja dhe psikologjia do të jenë të zhvilluara kur ne e ruajmë fjalën dhe kujdesemi për te.Predikimet, mësimet e mendimet e mira janë vetëm hap i madh drejt virtyteve të larta e ndërgjegjes së shëndoshë e të dobishme.

Zemrat tona duhet të mos jenë të ngulfatur nga errësira dhe njollosja. Ata që njollosin të madhin, nuk mund ta mbrojnë atë.Zemrat e njerëzve dhe brendinë e tyre e sheh Vetëm Madhëria e Zotit. Zemrën e njeriut, të bukurën e tij dhe madhështinë nuk e sheh meleku e as njerëzit dhe as nuk mund ta dëmton djalli i mallkuar.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + = 27