Zoti është Fisnik e Bujar, mos e paraqitni ndryshe.!

Ejani dhe të shohim në realitet Fisnikërinë dhe dashurinë e Zotit për krijesat e Tij.
Duke lexuar Librin e shpallur nga Zoti, ne pa asnjë dyshim do të krijojmë mendimin apo qëndrimin e mirë ndaj Krijuesit. Ai ka thënë: “ Nganjëherë më mirë është t’i urreni disa gjëra e Zoti t’ju sjellë shumë më të mira. ’Nisa 19
E shohim se si njerëzit jetojnë nën presionin e frikës dhe mendimit për të ardhmen. Si do të jetë e ardhmja e tij, e pasardhësve dhe në disa hapa edhe mund të gaboj nga dëshira për të siguruar të ardhmen. Për këtë arsye i Madhi Zot kërkon që të kihet kujdes në hapa dhe veprim duke kërkuar nga njeriu të shmanget nga ndonjë e keqe të cilën duhet ta urrej sepse një gjë e tillë do t’i sjellë atij të ardhme të ndritur, siç edhe e thotë citati që e shkruam më lart.
Ne duam të dimë se si të shmangim veten nga frika e së ardhmes. SI? Duke vepruar shpirtërisht në lidhe me Zotin, Krijuesin dhe Fisnikun. Poqese arrijmë të veprojmë në hap me realitetin, të drejtën e të vërtetën duke u larguar nga e urrejtura, pa asnjë dyshim se Zoti do të sjellë mirësinë e madhe për të ardhmen dhe në të ardhmen.
Pra në momentin që merr vendimin me maturi, durim dhe e dorëzon të ardhmen në Dorën e Zotit, atëherë frika për të ardhmen s’ka vend.
Si do të jetë e ardhmja ime, e mirë apo e keqe, i sëmurë apo me shëndet të mirë, i pasur apo i varfër etj.
E ardhmja është e panjohur dhe nisur nga ky fakt ne duhet të veprojmë gjatë jetës me drejtësi e angazhim, duke u larguar nga e urrejtura, s’ka dyshim se Zoti do të sjellë të ardhme të mirë. Kjo gjë na bën të ruhemi në jetën tonë, punët dhe hapat duke u larguar nga e ndaluara dhe e dëmshmja.
Gjithsesi se për të pasur të ardhmen e mirë, nevojitet vetëm vendimi i personit që të jetë durimtarë dhe falënderues. Pra, besimi i njeriut në Zotin është fuqia matëse e së ardhmes në qetësi dhe harmoni.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

81 − 75 =