Zoti ekziston, por jo falë besimtarëve mysliman..!

Mustafa MahmudiNdoshta për dikën tematika apo titulli i shkruar është diçka e çuditshme, por ajo që ne duam të themi është fakti i ekzistimit të Zotit, i Cili ka Emrat dhe Cilësitë më të bukura.

Ai ekziston dhe është Krijues i çdo gjëje që ne e shohim dhe shumëçka që ne nuk shohim.Ai ekziston vetvetiu, nuk ka nevojë për krijesa, është i pa fillim e pa mbarim.Ai ekziston sepse është një e vërtetë absolute që gjithësia nuk ka kuptim pa Të.Është Ai që mban qiejt e tokën, gjithësinë, këtë botë dhe tjetrën.

Në sundimin e Tij është gjithësia. Atë e besojnë gjithë, disa me vullnet e dashje kurse shumë tjerë edhe pa dashje.Asnjë besim fetar që sot ekziston në tokë nuk ka drejtën e pretendimit të gabuar mbi Zotin. Zoti është i të gjithëve dhe bën thirrje që të besohet Ai.

Nga mendjemadhësia disa nga myslimanët sot e kanë keqkuptuar ekzistimin e Tij, duke e parë veten më të dashurit e Tij, dhe se Ai i do vetëm ata.Asgjë nuk i takon në kompetencë askujt në lidhje me Zotin.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

22 − = 14