Zoti do besimtar të mençur, e jo dele në shërbim të ideologjive

Për ata që nuk e dinë, fjala e parë e zbritur e Kuranit është fjala “Lexo”.
Zoti ka mundur të urdhëroj çfarë do që kishte dashur, ka mundur të urdhëroj faljen, agjerimin apo haxhin, por tha “Lexo”.
Dituria përvetësohet nëpërmjet leximit, dhe si e tillë është një gjë shumë fisnike dhe me vlerë. Transmetohet të ketë thënë profeti Muhamed se: “Atë që e gjenë vdekja gjatë rrugës duke shkuar diku për të nxënë dituri, ai person është dëshmorë”.
Njeriu i lexuar dhe që logjikon vjen deri tek njohja e Zotit, dhe si i tillë pastaj është i dobishëm për gjithë shoqërinë.

Njeriu i lexuar dhe intelektual di ta dalloj vlerën dhe të dëmshmën. Për shkak se shoqëria ka dobi nga dijetari dhe i urti, këta edhe vlerësohen tek Zoti. Është e krejtësisht e kundërta me vehabizmin dhe ideologjitë tjera ekstremiste. Ideologjitë dua dele që pa bërë pyetje e pasojnë ideologjinë dhe mjeshtrin e saj. Ideologjitë nuk i duan njerëzit e lexuar e të mençur, ngase ata i kuptojnë dredhitë e predikuesëve manipulator.

Vehabistët orvatën të rekrutojnë injorant që i pasojnë sikur dele predikuesit e tyre. Predikuesit vehabist nuk mund t’i fusin në grupin e tyre njerëz të lexuar e intelektual, sepse tek ata nuk u shiten përrallat për hyrijat, e kotësira të tjera.
Që besimtari të jetë i mirë tek Zoti dhe produktiv në shoqëri, ai duhet të merret me dituri, me shkencë, më gjëra që e ndihmon njerëzimin. Ideologjitë duan vetë tru-shpëlarë që nuk i kontestojnë urdhërat e predikuesëve. Janë pikërisht predikuesit e ideologjive që dërguan mijëra të rinjë drejt vdekjes së sigurtë, përderisa vetë kanë shijuar luks të paparë dhe kanë shetitur të pa brenga. Shqiptarët janë racë fisnike dhe gjithmonë janë shquar me njerëz intelektual. Të mos lejojmë ideologjitë djallëzore ta dëmtojnë vendin dhe rininë tonë. Të punojmë për atdheun dhe kombin tonë, që edhe bota të na ketë lakmi. /foltash.com/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 6 =