Zoti askujt nuk i tha o hipokritë, por u tha: O robi Im, pendohu për gabimet.!

Është e vërtetë që Kurani ka një kaptinë e cila flet për virtytet e ulta të në shtrese njerëzish e që është hipokrizia apo dyfytyrësia.Kurani njofton për mundësinë e ekzistimit të njerëzve të tillë, por e shtron si çështje kujdesin e vëmendjen që duhet pasur për t’u mos bërë pjesë e hipokrizisë si fenomen.Hipokrizia është shkatërrues i raporteve në shoqëri, ajo tmerron familjen, farefisin e rrethin e gjerë.

Hipokrizi është kur flet gënjen, kur premton, tradhton dhe kur i besohet shkel kufijtë.Hipokrizi është të shtiresh se je i devotshëm e besimtarë kurse në brendi mbanë fshehur zilinë, mos besimin e urrejtjen.Hipokrizi është kur dikush të beson në amanet nderin, fjalën e pasurinë, kurse në rast të tillë bëhesh shkelës dhe jo kujdestarë i amanetit, fjalës së dhënë, premtimit e zotimit.

Megjithëkëtë, Zoti në Kuran pas paralajmërimit të rrezikut të shfaqjes së njerëzve të tillë, prapë na kërkon me dashuri e butësi të heqim dorë nga e keqja dhe hipokrizia.Thirrja e Zotit nuk është me fjalë fyese, por është dashurore: “O robërit e Mi, që jeni mbushur mëkate, mos humbisni shpresën te Zoti juaj.”Pra shohim butësinë e thirrjes së Zotit për të hequr dorë nga e keqja dhe për t’u rikthyer me shpresë e jo pesimizëm drejt Zotit e në shërbim të sinqeritetit, pendimit e dashurisë për të gjithë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 + 1 =