Zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

Bujar Spahiu, nënkryetari aktual i Komunitetit Mysliman shqiptar prej ditës së sotme do të marrë drjeitmin e këtij institucioni.

Ai fitoi përballë dy kandidatëve të tjerë duke siguruar 59 vota.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mori 26 vota ndërsa Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku mori vetëm 2 vota.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës.

Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit, që përfundoi mesditën e së shtunës rreth orës 13:15 (2 mars).

Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane po monitorojnë zgjedhjet e KMSH.

 

Postime te ngjajshme