Xhihadistët e tastierës me fjalor rrugaçësh

Sot teknologjia ka lehtësuar dukshëm përhapjen e informacionit dhe qasjes në të. Dhe duke përdorur pikërisht teknologjinë, ekstremistët fyejnë, ofendojnë, kërcënojnë dhe linçojnë këdo që nuk mendon si ata. Njëherit ekstremistët nuk kursehen së sulmuari as hoxhallarët dhe studiuesit e mirëfillt të fesë islame. Përmes rrjeteve sociale dhe portaleve të ndryshme që peopagandojnë ideologjinë vehabiste, bëhen sulme, etiketime dhe shpifje nga më të ultat, kundrejt teologëve dhe gjithë atyre që nuk praktikojnë vehabizmin dhe që kundërshtojnë atë. Këto faqe vehabiste, shtrembërojnë mësimet e mirëfillta islame dhe bëjnë thirrje të vazhdueshme për pëcarje, dhunë dhe gjakderdhje. Përderisa vetë rrijnë në kolltuqe komode, ata mundohen që të fusin hasmëri në mes shoqërisë sonë dhe ndërmjet vetë besimtarëve. Nuk mungojnë as komentet fyese e kercenuese në rrjetet sociale, ku njëherit shoqërohen me thurje të lavdeve ndaj figurave eminente terroriste.

Është e zakonshme të shohim këso komente fyese dhe plotë urrejtje të cilat bëhen nga individ ekstremist në profilin e portalit tonë Foltash. Me fjalor rrugaçësh e sharje, disa po mundohen të tregojnë se sa janë besimtar, dhe me këtë fjalor flasin në emër të fesë. Redaksia e portalit tonë si në komente, një ashtu edhe përmes mesazheve, fyhet dhe kërcënohet nga ekstremistët xhihadist të tastierës. Krejt kjo ndodhë ngaqë si medium i vetëm i llojit tonë, vazhdimisht kemi ngritur zërin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit vehabist. Xhihadistët e tastierës po mundohen të përhapin huti dhe përcarje në popull dhe përmes kërcënimeve e linçimeve të ndalojnë zërin e arsyes dhe kritikës ndaj veprave të sëmura dhe neveritëse të ekstremistëve. Por ne si portal ua bëjmë me dije xhihadistëve të tastierë, radikalëve dhe ekstremistëve armiq të fesë dhe kombit, se ne asnjëherë nuk do reshtim së demaskuari ideologjitë ekstremiste që po terrorizojnë shoqërinë. Dhe do të gjithnjë do të promovojmë vlerat e mirëfillta fetare dhe kombëtare. /foltash/

Postime te ngjajshme