Vritet në Siri një i ri nga Vushtrria

Një tjetër kosovarë është vrarë së fundi në Siri. Burime të Gazetës Express kanë konfirmuar se kosovari i vrarë është një i ri nga Vushtrria.

Familja e vushtrriasit, në Kosovë, gjatë kësaj jave janë njoftuar për vdekjen e tij, shkruan Express.

Ndryshe, deri më tani, numri i shtetasve të Kosovës të vrarë në Siri e Irak, raportohet të jetë rreth 80, nga afër 200 prej të cilëve raportohet se ndodhen ende në zonat e konflikteve në Azi.

Ndërkohë, po sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj Murat Dernjanit. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e ISIS’it.

Shtetasi gjerman ishte arrestuar gjatë këtij viti në Turqi. Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, kryeterorristit shqiptar të vrarë në Siri.

Kosova është e ranguar në mesin e shteteve me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar organizatave terroriste “ISIS” e “Al-Nussra” në Siri e Irak, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve.

 

Postime te ngjajshme