Vritet komandanti shqiptar i ISIS-it

Një komandant i lartë i të ashtuquajturit, “Shtetit Islamik”, ISIS, është vra këtë fundjavë, derisa ishte duke u përleshur me Forcat Siriane Demokratike (SDF), në Sirinë Lindore.

Sipas raporteve nga Siria Lindore, komandanti i vrarë është, “Abu Usama Al-Albani”, i cili u vra gjatë një sulmi të ashpër pranë qytetit Hajin, në fshatin juglindor të Deir Ezzor.

Ky komandant i ISIS-it thuhet se ishte nga Shqipëria, mediat e huaja shkruajnë se Al-Albani ishte duke udhëhequr mbrojtjen e frontit të Eufratit kundër forcave demokratike siriane. /Insajderi.com

Postime te ngjajshme