Viti 2018 ishte shpartallim i forcave të ISIS-it

Pas një dominimi fatal të organizatës terroriste ISIS, për disa vite radhazi në Siri dhe Irak e krimeve makabre mbi popullsinë atje e në veçanti ndaj muslimanëve sunnit, organizata ISIS pothuajse tërësisht për te viti 2018 ishte vdekjeprurëss. Ata dominuan në mijëra kilometra katrorë të vendeve si Siri dhe Irak, por sot gjendja e tyre është se ata janë shpartalluar dhe fshehur në pak metra katrorë në disa vija kodrinore, malore dhe shkretëtirë. Pjesëtarët e saj lokal dhe të huaj si mbetje e kësaj organizate, sot, janë në konflikt të hapur dhe luftë midis vete. Kjo organizatë humbi mbi 60 mijë luftëtarë në fund të 2018, mbi 130 lider të lartë, ddhjetëra mijëra kilometra katrorë nën kontroll që kishte, sot ka të humbur 99 përqindëshin e tyre. Mbi 40mijë të huaj që kishte në rrethin e saj, shumica e tyre vdiqën në siri e Irak e disa mbetje janë duke bredhur për fatin e tyre. Pothuajse Isis tërësisht sot është i shpartalluar dhe askund të mbeturit e saj nuk janë të pranueshëm nga shoqëria. Shumë prej tyre vdiqën e tjerët i pret fati i burgut të gjatë dhe të pa falshëm. Të mençurit do e kuptojnë se kjo organizatë morri fund, por beteja me mbetjet dhe ideologjinë e tyre ekstremiste mund dhe duhet të vazhdojë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + = 28