Vetëm Zoti e ka drejtën e gjykimit të njerëzve në botën tjetër..!

Çdo përpjekje për të përvetësuar të drejtën e Zotit mbi njerëzit është e gabuar dhe krijon paqartësi dhe dilema në çështjet e besimit dhe ndikimit te njerëzit për t’u larguar nga besimi i vërtetë që proklamohet drejtpërsëdrejti në Kuran.

Por para se të përpiqet dikush për t’u përzier në punët e Zotit është mirë të sheh veten dhe të veproj për të përmirësuar veten dhe të ardhmen e tij në botën tjetër.Është mirë që secili ta bind veten se nuk ka ekskluzivitet mbi njeriun dhe se nuk i lejohet të përzihet në punët e tjetrit.E çfarë duhet të bëj një njeri për ta shmangur veten nga e gabuara?Pikë së pari është mirë ta shoh besimin e tij personal, gjoksin e zemrën dhe trurin e shëndoshë me besim të qëndrueshëm në Zotin si Krijues dhe sundues i botës tjetër e ditës së gjykimit.

Pyete veten se a i ke bërë ndokujt padrejtësi, a ke zemëruar ndonjë njeri, fqiun, dhe a e ke cenuar besimin e tij dhe jetën e nderin.Pyete veten se si ke raportet me prindërit, bashkëshorten, fëmijët, farefisin dhe ata që i ke në lidhje të gjakut.Çfarë je duke bërë për vendin, atdheun, të ardhmen e tij, paqen e tolerancën me të gjithë.E tëra kjo bëhet kur kemi vëmendje ndaj Kuranit dhe praktikës profetike e jo supozimeve dhe thënieve të kujtdo qofshin ato.

Edhe thëniet e mira janë pjesë e jetës por nuk anë valide aspak nëse ato cenojnë jetën duke u mbështjellë nën petkun Kuranor dhe profetik.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

49 − = 46