“Vërtetë namazi ndalon nga e keqja dhe e neveritura”

Besimtarët mysliman ka plot 14 shekuj që falin namaz dhe e lexojnë këtë citat Kur’anor si dhe çdo fjalim shpjegohet e flitet për rëndësinë që ka namazi. E në shumë raste më tepër vëmendja është drejt faljes apo lutjes fizike se sa asaj shpirtërore. Gëzohemi kur shohim se si njerëzit vizitojnë në kohë të namazit xhamitë dhe ditëve të xhuma mahnitemi nga numri i madh i falësve. Kjo vjen me shpresën dhe dëshirën për të kryer një obligim ndaj Krijuesit, përulje, falënderim , respekt por edhe pasurim me virtyte që barten dhe reflektohen në përditshmërinë midis njerëzve.

E s’ka asnjë dyshim që “Vërtetë namazi ndalon nga e keqja dhe e neveritura”, kjo vlen për ata që e duan një raport me Zotin e që reflekton në mirësjellje me njerëz. E çfarë vlere mund të ketë lutja e namazi i dikujt që edhe është falës në xhami e shtëpi, por në të njëjtën kohë i dëmshëm në shoqëri, gjuha e tij është arrogante, fyese, dhe turpëruese. Cili pra mund të jetë roli i namazit në këtë rast. Pra janë 14 shekuj që thuhet se namazi largon nga e shëmtuara, e neveritura dhe e liga, por në realitet dukuritë shqetësuese janë në ngritje dhe asnjëherë nuk u shuan. E ku është problemi dhe se a ndodh që kuptimi i citatit Kuranor është jo adekuat.


Sot, mungon rendi, disiplina, korrektësia dhe sinqeriteti me objektivin që ka obligueshmëria e namazit, sepse realiteti qe 14 shekuj pothuajse është i njëjtë. Bëhet thirrje në forma të shumta dhe secilën të premte edhe në rrjetet sociale; E ja në xhami, eja në shpëtim, por realiteti praktik në shtëpi, rrugë, shoqëri, punë dhe raporte midis njerëzve na del krejt ndryshe. Andaj, nëse duam një namaz me peshë, atë duhet ta pasojmë me gjuhë të kujdesshme, fjalë të matura dhe veprime në favor të individëve, familjes, shoqërisë e vendit. Muhamedi a.s. ka lajmëruar se gjuha është vet devotshmëri, pra gjuha e kujdesshme dhe e matur.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

56 + = 63