Vëllezër shqiptarë, ruajuni nga ekstremizmi

Organizata terroriste ISIS, së cilës iu bashkuan qindra kosovar, tanimë është shpartalluar. Mirëpo, me gjithë disfatën e tyre që kanë pësuar, ideologjia e dhunshme ekstremiste, po vazhdon të frymëzoj të rinjë e të reja.
Të rinjtë që u është shpëlarë truri nga marrëzirat vehabiste, rrezikojnë veten dhe shoqërinë. Meqë ata mund të ndërmarrin veprime të dhunshme e vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të këtij vendi. Se rreziku nga ekstremizmi dhe terrorizmi nuk ka kaluar, flet fakti që nëpër komente dhe postime në rrjete sociale, ka akoma individ që lavdërojnë ISIS-in dhe ideologjinë e tyre të sëmurë.

Nuk duhet përjashtuar mundësia që ekstremistët tru-shpëlarë, të ndërmarrin veprime të cmendura e dëmsjellëse ndaj popullit dhe miqëve tanë ndërkombëtar, që na ndihmuan të lirohemi, pikërisht nga terrori. Njëherit ky është edhe rreziku i lartë i ideologjive, ngaqë, pasi të filloj përhapja e tyre, vështirë është të bëhet crrënjosja e tyre pastaj. Andaj duhet një angazhim i gjithëmbarshëm për ta luftuar fuqishëm ekstremizmin dhe radikalizmin. Fillimisht, barra bie mbi instiucionet shtetërore dhe fetare, por patjeter duhet të kemi edhe iniciativa vetëdijësuese nga kleri fetar dhe elita intelektuale.

Portali Foltash, tash e sa vite ka punuar për të demaskuar ideologjinë ekstremiste dhe duke ndërmarrë gjithnjë iniciativa vetëdijësuese. Por duhet mbarë shoqëria kosovare t’u thotë ndal barbarizmave shpellare vehabiste, ne jemi shqiptar, nuk jemi vëlla vrasës e as terrorist. Nuk duhet lejuar askë ta rrezikoj e ta dëmtoj këtë popull dhe këtë vend, për të cilin dëshmorët tanë kanë dhënë jetën që të jemi të lirë, e jo të jetojmë në ankth nga terrori. Ata që shkelin mbi sakrificen e dëshmorëve të kombit, do të jenë mallkuar pergjithmonë.

Postime te ngjajshme