Vehabizmi shtyp gruan, jo feja islame

Jemi me datë 8 mars, ditë kjo e cila shënohet ndërkombëtarisht në nderim të gruas. Dhe është pikërisht çështja e gruas që shpesh herë, feja islame shihet si shtypëse e gruas. Një përshtypje të këtillë, njerëzit e marrin nga bota arabe, ku vërtet mbretëron një prapambeturi e madhe.
Është e vërtet se përgjatë lindjes së mesme, në vendet arabe, gruaja nuk gëzon as liritë themelore si njeri.
Liria e shprehjes, e lëvizjes, shkollimit dhe punësimit i mohohet gruas myslimane arabe, duke u thirrur në norma fetare islame. Në fakt, e gjithë shtypja ndaj gruas nuk vjen nga feja islame, por nga vehabizmi. Pra shtypja dhe represioni ndaj gruas në vendet islame, vjen si pasoj e dominimit ideologjik, kurse feja shërben vetëm si mjet realizimi i qëllimeve të caktuara.

Kurani qysh para 1400 vitesh e ka nderuar gruan, madje një kaptinë e tërë quhet Kaptina e Gruas, pastaj edhe kaptina Merjem, e cila po ashtu është e emërtuar në nderim të një gruaje. Feja islame është e para që ka liruar gruan nga shtypja dhe i ka njohur të drejtën e trashëgimisë. Është ideologjia vehabiste ajo që e ka shndërruar në objekt të pavlerë.
Burri dhe gruaje janë të krijuar nga e njëjta esencë, andaj janë ta barabart në humanitetin e tyre. Zoti e ka nderuar gruan me epitetin me të lartë, atë të nënës. Çdo shtypje apo përçmim i gruas është në kundërshtim me parimet e fesë. Njëherit Foltash ua uron 8 marsin të gjithë motrave tona shqiptare, kudo qofshin ato.
/foltash/

Postime te ngjajshme