Vehabizmi nuk mund ta zëvendësoj islamin tradicional tek shqiptarët

Që nga paslufta e këndej, është punuar shumë që të instalohet ideologjia ekstremiste, vehabiste në Kosovë. Përhapja e kësaj ideologjie me origjinë nga Arabia Saudite, ka ardhur si rrjedhoj e propagandimit nëpërmjet ligjeratave, literaturës dhe internetit. Kjo ideologji është përhapur duke vepruar në emër të fesë islame. Shumë të rinjë e të reja kanë rënë pre e mashtruesëve, që si qëllim kanë manipulimin e besimtarëve, dhe destabilizimin e shtetit. Është tentuar vazhdimisht që ideologjia vehabiste ta rrëmbej diskursin fetar e shoqëror në Kosovë, e Shqipëri. Shpikësi i ideologjisë, Muhamed ibn Abdulvehabi dhe ata që e pasojnë atë sot, pretendojnë që me shpatë në dorë të gjykojnë njerëzit për të gjitha çështjet në emër të Zotit. Duke e personifikuar veten si: fjala, ligji dhe vullneti i Zotit në tokë. Kjo nuk është islame por është djallëzore. Ekstremistët janë jashtë binarëve të Islamit burimor, por që nuk e pranojnë se pasojnë ideologji në vete, por pretendojnë se vetëm versioni i tyre i fesë është ‘Islami i vërtetë’. Nuk pranojnë emërtimin vehabi, sespse kamuflohen nën emërtimin “mysliman”, dhe pretendojnë se vetëm ata janë besimtarë të vërtetë, kurse gjithë të tjerët janë të devijuar apo të pa fe. Andaj edhe dhunën dhe terrorin e tyre ndaj të tjerëve e arsyetojnë mbi këtë bazë. Besimtarët duhet kujtuar se burimi i fesë Islame është Kur’ani dhe tradita profetike, dhe vërtet që zanafilla e fesë është nga Meka dhe Medina, qytete këto që gjenden në monarkinë e Arabisë Saudite, por kjo ka qenë para 1400 vitesh. “Hoxhallarët” e tashëm saudit vehabist tentojnë ta monopolizojnë fenë, duke proklamuar se vetëm ideologjia e tyre vehabiste është islami i vërtetë. Andaj duhet pasur kujdes dhe të jemi vigjilentë, ngase shqiptarët janë shquar gjithmonë për praktikim të islamit burimor. Ky Islam që tradicionalisht është praktikuar, gjithmonë ka promovuar paqen dhe harmoninë. Shqiptarët duhet kuptuar se besimi islam në njërën anë, dhe vehabizmi e ekstremizmi në anën tjetër, janë dy gjëra të kundërta me njëra tjetrën. Feja islame thërret në paqe kurse vehabizmi dhe ekstremizmi thërrasin në dhunë, vrasje e prapambeturi. Vehabizmi asnjëherë nuk do të arrijë të zëvendësoj islamin tradicional në trojet tona, e as shqiptarët nuk do të identifikohen asnjëherë me ideologji të tilla djallëzore. Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 4 =