Urrejtja ndaj besimeve tjera tregon karakterin e ulët

Urrejtja, shprehje të cilën ndoshta përdoret shpesh ndër njerëz. Por sa dimë për të si fenomen dhe si mund të shohim veten që kemi urrejtje ndaj dikujt. Urrejtja është sëmundje shpirtërore që vjen si rezultat i injorancës, jo studimit dhe pa dëgjueshmërisë ndaj vlerave njerëzore. Përse të urrejmë njëri tjetrin.? Urrejtja si fenomen është e dëmshme edhe për individin por edhe për shoqërinë, sepse krijon armiqësi dhe të ardhme të pa sigurt e jo të qëndrueshme. Urrejtja bëhet edhe më e rrezikshme nëse ajo shfaqet për çështje besimi apo parimeve fetare. Urrejtja shfaqet në disa forma, direkt dhe tërthorazi. Direkt kur dikush nga xhelozia, armiqësia dhe urrejtja e thellë e shfaqë në publik, i bindur se duke cenuar tjerët e ndërton dhe zhvillon veten. Urrejtja tërthorazi është nga ata që duken të butë por në fjalimet e tyre janë mbytës të ftohtë. Dëgjojmë shpeshherë fjalime të komentimit dhe interpretimit të besimeve tjera, se si ato janë të devijuara, të humbura dhe larg rrugës së Zotit. Duke e parë veten të udhëzuar, tjerët i duken të shfrenuar dhe në humbje e humnerë. Këtë të ashtuquajtur problematik, tentojnë ta zgjidhin nëpërmes urrejtjes dhe nxitjes së saj.

Të urresh besimet e njerëzve dhe manifestimet e tyre, është armiqësi e njerëzve që kanë sëmundje në gjoksin dhe zemrat e tyre. Kjo dëshmon për mungesë të besimit të vërtetë, kulturës e civilizimit. Është dëshmi e qëndrimeve të trashëguara nga ata që aspak nuk jetuan në kohën moderne, por jetuan në kohë të jashtëzakonshme e krejtësisht të kundërta me realitetin kohor. Çfarë do të dukej bota sikur të mbizotëronte urrejtja e të gjithëve ndaj të gjithëve për shkak të besimeve? Por, të mençurit janë kujdestarë të vlerave, kulturës, respektit e civilizimit njerëzor. T ë diturit janë ata që përkujdesen dhe promovojnë dashurinë e respektin e jo urrejtjen e armiqësinë ndër njerëz. Njeriu është krijesë e Zotit dhe secili ka të drejtën e bindjeve, qëndrimeve e besimit dhe kremteve të tij. Askujt nuk i takon cenimi i të drejtës së tjetrit. Lërini njerëzit të ndërtojnë autoritetin e tyre konformë asaj që ata besojnë, duke mos cenuar në asnjë mënyrë promovimin e respektit të ndërsjellë

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 5 = 1