Urojme që shqiptarët të festojnë gjithmonë te bashkuar

Besimtarët mysliman ngado nëpër botë janë duke kremtuar festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila vie pas përfundimit të haxhit. Shqiptarët e besimit islam kanë traditë të begatë të festimit të Bajramit. Vizitat familjare tek njëri tjetri janë një vlerë që duhet ruajtur dhe kultivuar edhe më tej. Njëherit festa e Bajramit është rast i mirë për shuarjen e çdo mospajtimi eventual që mund të kemi patur gjatë vitit me njëri tjetrin. Bajrami tek shqiptarët gjithmonë ka shpreh virtytet tona më të larta si popull.

Festat fetare gjithnjë kanë vënë në pah tolerancën dhe bashkëpunimin vllazëror, ndërfetar që kanë shqiptarët ndërmjet vete. Toleranca dhe bashkjetesa në harmoni të plotë ndërmjet komuniteteve fetare në trojet shqiptare, gjithmonë kanë qenë vlerë sublime e popullit tonë. Uniteti dhe respekti vllazëror mes komuniteteve tek shqiptarët, gjithmonë ka qenë shembull edhe për vendet më të qytetruara të botës. Andaj edhe ky Bajram le të shërbej për unifikimin tonë si komb, ngaqë siç thotë rilindasi ynë i madh Gjergj Fishta: Vërtet kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë. Urojmë që festat e ardhshme t’i presim edhe më unik si komb dhe më të fortë si shtet.

Gëzuar për shumë mot nga redaksia e portalit Foltash .

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 + 2 =