UNESCO: Kurani është libri më i lexuar në botë

Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, (e 28-ta me radhë) e mbajtur në Paris, në vitin 1995, është marrë vendim, që më 23 prill, çdo vit të shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të drejtave të autorit, si datë simbolike në letërsinë botërore, sepse në këtë ditë, në vitin 1616, ka vdekur Miguel de Servantesi (Cervantes) dhe Viliam Shekspiri (William Shakespeare).

Sipas informatave të mbledhura nga gazetari i Anadollit nga indeksi i kulturës botërore të leximit, në listën e vendeve, shtetasit e të cilëve lexojnë më shumë, e para është  India, e ndjekur nga Tajlanda dhe Kina.

Indeksi i matjes bazohet në kohën e ndarë për lexim në një javë, ku përveç librave, përfshihet edhe leximi i gazetave, revistave dhe materialeve tjera të shkruara.

E para në listën e vendeve, shoqëritë e të cilëve i kushtohen librit, është India, ku çdo banor i saj, mesatarisht në javë, për lexim i ndanë 10 orë e 42 minuta. Në vendin e dytë është Tajlanda, me 9 orë e 24 minuta lexim për kokë banori, ndërsa në vendin e tretë është Kina. Çdo kinez për lexim i ndanë 8 orë në javë.

Tre vendet e para në listë, pasohen nga Filipinet (7 orë e 36 minuta), Egjipti (7 orë e 30 minuta), Republika Çeke (7 orë e 24 minuta), Suedia (7 orë e 6 minuta), Franca (6 orë e 54 minuta), Hungaria (6 orë e 48 minuta) dhe Arabia Saudite (6 orë e 48 minuta).

Kur është fjala për librat më të lexuar, në vendin e parë është Kurani, pastaj Ungjilli, kurse në vendin e tretë është libri “Citatet e Mao Ce Dunit”.

Në mesin e librave më të lexuar në literaturën botërore janë edhe “Don Kishoti” nga Miguel de Cervantes (Cervantes) dhe “Harry Potter”, i shkrimtares britanike JK Rouling (Rowling).

Avaz.ba;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

95 − = 85