U shërbente refugjatëve e ata i thanë qe ti je në xhehenem..!

Tregohet se një suedez që kujdesej dhe u kishte dhënë mbështetje personale refugjatëve të ikur nga konfliktet në lindjen e mesme se një ditë prej ditësh po i pyet ata në grup: Ku do ta kem vendin në botën tjetër?

Ata njëzëri i thanë me shumë keqardhje se vendi juaj në atë botë është djalli-ferri. I habitur dhe i shtangur u tha atyre më zë minimal: Po ku e dini ju zemrën time dhe bindjen e qëllimin tim? Ata i thanë se ti nuk i takon besimit Islam dhe si i tillë je në xhehenem. Ai tha: ” Disa refugjatë më thanë se kush nuk hyn në fenë tonë dhe bëhet musliman është në zjarr dhe unë u thashë: ” Unë jam mohues sipas jush, apo? Ata i thanë: ” Fatkeqësisht, po!. I kujdesshëm dhe me maturi tha: Nuk e di pse i duam refugjatët, i ndihmojmë, i respektojmë, ndajmë atdheun, u japim siguri, paqe dhe mbështetje… ndërsa ata na shikojnë thellë se jemi mohues dhe fati ynë është Në djall=zjarr, dhe kështu pra ata po na respektojnë, e po na përbuzin krejtësisht mirësinë tonë me urrejtje.

Si mesazh u dha atyre refugjatëve, duke u thënë: Shihni, ju jeni në tokën dhe atdheun tonë e keni ikur nga regjimet e juaja që quhen sundime myslimane, unë po ua zgjasë juve dorën e mirësisë, ndihmës e sigurisë në vendin tonë. Këtë po e bëj sepse gjithë njerëzimi kemi Një Zot dhe po e bëjmë për Hirë të Tij. Ndaj ju lus mos gjykoni, tregoni kulturë e maturi, ndërtojeni veten këtë në këtë botë e lërjani Zotit botën tjetër.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

82 + = 89