U bënë të pasur duke tregtuar me fenë

Se feja është shndërruar në një mjet perfitimi material për disa indvid dhe grupe, kjo nuk do ndonjë analizë të thellë për ta kuptuar këtë. Shumë predikues fetar, individ që thirren në Islam dhe Kuran, kanë arritur që të pasurohen aq shumë saqë kjo vërehet nga aeroplani. Përfitimi nga bamirësia e njerëzve, lëmosha, vitrat, zekatit, kurbanët, e deri tek financimet nga lindja e afërt dhe asaj e mesme, kanë bërë që disa thirrës të fesë të pasurohen dhe krijojnë luks aq të madh saqë edhe biznismenët më të mëdhenjë ua kanë lakmi.

Përfitimi dhe pasurimi nëpërmjet fesë është më i madh dhe më i shpejt se përmes tregtisë apo politikës, ngase pasurimi duke keqpërdorur fenë bëhet në mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë, meqë kemi gllabërim fondesh me përmasa industriale. Kështu disa të dalur nga balta u bënë milioner duke tregtuar me fenë, duke tregtuar me Kuranin dhe Islamin. Kjo tregti dhe ky pakt me djallin, bëri që shumë predikues ta shesin vetën dhe ta tradhtojnë popullin shkaku i parave.

Pikërisht nëpërmjet fondeve të majme u përhap ekstremizmi në Kosovë, si dhe u përhapën levizje fetaro-politike që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues në Kosovë e Shqipëri. Feja shërben për të na pasuruar shpirtërisht dhe moralisht, e asesi materialisht. Ata të cilët pasurohen nëpërmjet fesë janë llumi i shoqërise, dhe të tillët meritojnë ndëshkimin nga Zoti, por edhe përbuzjen dhe nënçmimin nga populli. Këtyre individëve u kanë vdekur zemrat dhe janë përshendetur me besimin. Ata persona që tregtojnë me besimin në Zot nuk kanë besë dhe si të tillë janë armiq të kombit dhe fesë.

/Foltash /

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

61 + = 67