Trishtuese: Ngërçi në tru. Po kërkohen miliona fetva-qëndrime fetare

Në Egjipt sipas zyrtarëve fetar atje, vetëm në vitin 2018 qytetarët e këtij vendi të besimit mysliman, drejtuan kërkesën për një milion fetva-qëndrime fetare në lidhje me çështje të ndryshme që thuhet se preokupohen ata. A është ky ngërç në tru, kompleksë apo mos gatishmëri për të lëvizur dhe vu në aksion trurin? Ky numër është interesant që dëshmon besueshmërinë në institucionin fetar, por është një lloj i ngërçit në tru dhe logjikë. Pyetje si hyrja në banjo, çështjet familjare, intimiteti e tjera me motive tejet të ulëta. Kjo dëshmon mos besueshmërinë e trurit. Qytetari me pyetje të nivelit të ultë është argument se ai nuk i beson vetes dhe se ka dorëzuar trurin e tij mësuesit fetar. Qytetari me pyetje të këtilla është duke treguar se vet për vete nuk është në gjendje të marrë dhe sjell qëndrime. Në këtë rast, drejtohet në institucionin fetar që të marrë udhëzimin me trurin e tyre.

Të punosh me trurin e tjetrit në punët tua, është hap drejt eliminimit të arsyes dhe qëndrimit personal. Do duhej që qëndrimet personale, familjare të ndërmerren nga vet njerëzit sepse ata janë që njohin veten, interesin dhe synimet. Ka edhe momente kur qytetarët duhet orientuar të psikologu, sociologu që janë kompetentë të fushave përkatëse e jo mësuesit fetar. Studimi në Egjipt, dëshmon që raste të kësaj natyre janë për trajtim nga fushat dhe ekspertët adekuatë, njohës të mentalitetit dhe kohës e rrethanave të shoqërisë e individit. Besueshmëria ndaj dikujt, nuk do të thotë se është zgjidhje përherë. Për faktin se gjërat janë të ndara, secili zotëron fushën përkatëse.

I sëmuri duhet të drejtoj veten në ordinanca mjekësore, e jo të ndërlidhë sëmundjen me besimin apo fenë. Sepse sëmundjet fizike janë fushë tjetër që duhet të merren kompetentët, ekspertët dhe studiuesit. Gabimi qëndron në faktin që në çdo lloj ngërçi apo krize nervore dhe jo besueshmëri, çështjet ndërlidhen me fe e zyrtarët fetar i japin vetes drejt të kyqen në secilën fushë, e kjo ka pasoja të mëdha dhe të pa riparueshme. Sa i përket vendit tonë Kosovës dhe hapësirave tjera Shqiptare, kjo formë e pyetjeve apo ngërçit në tru, në dy dekadat e fundit i ngjason modelit të trurit arab, deri në një masë. Kjo formë duhet punuar vazhdimisht për të ruajtur qytetarët tanë nga modeli që shpie në ngërç truri.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

54 − = 44