Trajtim dhe mendim

Duke qenë se është bërë thuajse dukuri, e në çdo xhami, bile edhe në momentin kur besimtarët ngrihen për tu vënë në radhë për të kryer namazin, e muzini thërret ikametin, disa prej nesh fillojnë pastrojnë gojën me misvak me idenë se janë duke zbatuar një traditë profetike në ato çaste e në atë vend. E nëse i pyet të tregojnë direkt një hadith profetik -që e përmendim dhe më poshtë-, por që fatkeqësisht edhe ky hadith është kuptuar gabim, si dhe shumë çështje të tjera fetare. Më poshtë kam sjell shumë shkurt sqarimin për këtë temë.

📍

Imam Maliku thotë: “Nuk pëlqej që dikush të përdorë misvakun brenda në xhami, për arsye nga ajo që mund të dalë nga goja e përdoruesit prej mbetjeve të misvakut, dhe ta hedhë në xhami”. 1

📍

Dijetari i njohur El Adawij thotë: “Njeriu i moralshëm dhe me respekt nuk e përdor misvakun në prezencë të njerëzve, e as në xhami, për arsye nga nxjerrja jashtë gojës diçka që është e urryer”. 2

📍

Ndërsa hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre r.a se i dërguari i Allahut a.s ka thënë: “Po të mos frikësohesha se do të ishte vëshitrësi, unë do t’ia kisha urdhëruar umetit tim përdorimin e misvakut para çdo namazi” ka për qëllim përdorimin e misvakut (ose diçka që zëvendëson misvakun) gjatë abdesit, e para namazit.
Ky kuptim vjen i drejtpërdrejtë nga hadithi tjetër që transmeton imam Maliku po nga Ebu Hurejre r.a ku i dërguari i Allahut a.s ka thënë: “Po të mos frikësohesha se do të ishte vëshitrësi, unë do t’ia kisha urdhëruar umetit tim përdorimin e misvakut me çdo abdes”. 3

📍

Kurtubiu thotë: “Nuk është transmetuar që i dërguari i Allahut a.s të ketë përdorur misvakun në xhami, e as para njerëzve, sepse një veprim i tillë konsiderohet largim i papastërtisë nga goja, e një veprim i tillë nuk është i përshtstshëm as në xhami, e as para njerëzve. Një njeri me shije të hollë nuk e bën këtë veprim në këto vende”. 4

📍

E për ata që thonë që ky veprim konsiderohet traditë e profetit a.s dhe një afrim tek Zoti, ju themi që edhe pastrimi në tualet, dhe pastrimi i pjesëve të trupit është sikurse përdorimi i misvakut, diçka e pëlqyeshme të veprohet, por njerëzit i bëjnë këto veprime në fshehtësi. Pra ta ruajmë e kuptojmë drejt këtë çështje, sepse është diçka e mirë. 5

1. El Bejan ue Tahsil 2/317, Edh Dhekhira 2/541
2. Hashijetu Es Sifatej 1/241
3. Muuata, kapitulli mbi misvakun
4. Mufhim… min talkhis kitab Muslim 1/509
5. Hashijetu Es Sifatej 1/242

Roland Vishkurti
/foltash/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

55 − = 46