T’i ruajmë fëmijët tanë nga substancat narkotike

Lloji i njerëzve më të ligë në botë janë ata të cilët i helmojnë fëmijët me substanca narkotike. Këta dilerë,të cilët fitojnë dhe mbushin xhepat e tyre me para, duke i droguar bijat dhe bijtë e njomë të vendit tonë, janë krijesa të pashpirte dhe pa ndjenja humane!
Sipas organizatës Labyrinth, gjendja përdoruesve të narkotikëve nga adoleshentet në Kosovë është tepër alarmante. Fëmijët e vendit tonë, sot, kudo kanë qasje në këtë helm shkatërrues fizik dhe mental të tyre. Fatkeqësisht, deri më sot, asnjë nga përfaqësuesit e subjekteve politike, askund nuk është duke e përmendur këtë problematikë si pjesë të agjendës së tyre në të ardhmen.
Një rini e sëmurë në asnjë mënyrë nuk mund të prodhojë shoqëri të shëndosh. Kushdo që është përgjegjës, dhe i mundur për parandalimin e bartësve dhe shpërndarësve të këtij xehri shkatërrues, duhet të ketë frikë nga rënkimet dhe mallkimet e nënave tona për helmimin që po tolerohet syhapur nga ne për fëmijët e tyre!
Helmi drogë në mesin tonë nuk po vjen nga qielli, por nga vet neve !
Prandaj, është e domosdoshme që ne si qytetarë me ndëshkua me votën tonë të lirë, çdo subjekt politik i cili nuk premton angazhim të plotë në luftimin e kësaj dukurie të formës së ngadalshme të vrasjeve të bijve tanë. Autor : Xhabir Hamiti

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + = 19