Thotë: E ndjek mësimin e Muhamedit a.s kurse tradhton, mashtron dhe gënjen

“Ju e kishit shembullin më të lartë (Usveh hasene) në të Dërguarin e Zotit, kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e Zotit në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shpesh Zotin (el-Ahzab, 21)
Ky ajet Kuranor gjendet në një nga kaptinat e Kuranit, kaptina Ahzab e që qartëson besimtarëve Islam se ata para vetes kanë një biografi të nivelit të lartë, të një njeriu që Zoti i besoj shpalljen, kumtesën, Fjalën e Tij, dedikuar njerëzimit. Njeriu i zgjedhur nga Zoti xh.sh e që ishte Muhamedi a.s.
I Madhërishmi Zot e dërgoj në një situatë të rënduar të shoqërisë arabe Mekkase e kurejshite. Shoqëri e cila veçse ishte në prag të shthurjes totale. Por ja që Zoti e dërgoj të zgjedhurin e Tij, për të përsosur vlerat e larta të moralit, sinqeritetit e besnikërisë. U dërgoj Muhamedin për të përsosur dhe fuqizuar vlerat etike, fondamentale të ruajtjes së shoqërisë njerëzore.
Nga Kurani ai mori mësimin që njerëzit të sillen mirë, të ikin nga dukuritë e shëmtuara si hipokrizia, shpifja, dhuna, përgojimi, shtypja, nënçmimi dhe gënjeshtra. Ai arriti të ndërtoj disa personalitete me vlera të larta të moralit, etikës e kulturës. Arriti sepse vet ishte i tillë dhe ndjekësit e sinqertë te tij edhe atëherë por edhe tash sidomos, e kanë shembullin më të mirë para vetes se si duhet të jetë njeriu me vlera.
Të thuash se e kam shëmbëlltyrë Muhamedin a.s e në të njëjtën kohë hipokrizi, shpifje, gënjeshtra e mashtrime, kjo nuk është në rregull. Një gjë e tillë dëshmon se Muhamedin nuk mund ta kesh shëmbëlltyrë, sepse ai ishte ndryshe nga që mund të jetë një besimtarë.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

99 − = 94