Thirrje imamëve qe ndjekin doktrinën vehabistë: pendohuni dhe kërkoni falje popullit

Këtë thirrje po ua beje te gjithë imamëve vehabistë në trojet shqiptare duke e pas parasysh atë qe po ndodh vet ne Arabin Saudite, aty ku ne shumice keni mësuar, ose, sepse nga aty kane ardhur idetë e ideologjisë vehabiste, u beje thirrje publike ti kërkojnë falje popullit shqiptar duke u bazuar ne kërkimin falje publike nga Imami vehabistëAidElKarnij, e qe librat e tij janë përkthyer edhe ne gjuhen shqipe, qe nënkupton se jo vetëm se kanë mësuar e shpjeguar nga ky vehabistë, por idetë dhe ideologjinë e tij e kanë sjell ne libra këtu, dhe se populli është infektuar nga ato ideologji, prandaj duhet kërkuar falje dhe pranuar gabimin mu si AidElKarnij (edhe pse për demin e madh qe ka shkaktuar ky nuk mjafton një kërkim falje dy minuta).

Njënga librat e këtijvehabisti, ne gjuhen shqipe,është edhe libri “ Mos u trishto” por  ky libër ka rezultuar i vjedhur ngaAidElkarnij nga një libër tjetër i një gruaje, gjykata e ka dënuar me një shume te madhe parash këtë imam vehabistë, imamët shqiptar vehabistë duhet tekërkojnë falje, te pendohen dhe te betohen se nuk do kthehen asnjëherë ne ato qe i kanë bere gjate këtyre viteve, sepse vet AidElKarnij si një nga idolët e imamëvevehabistë shqiptar  po e pranon se: veprimet, ligjëratat, librat dhe mësimet e atij “zgjimit islam”  ( e quanin zgjim islam se kinse rinia ka filluar ta praktikoj fenë) po na del se ne te gjitha këtyre vitevekanë qen te preokupuar vetëm me formalitetet, mjekrën, pantallonat, akuzat ndaj myslimanëvepër mos besime dalje nga feja.

Vet AidElKarnij po e pranon, po kërkon falje për dëmet qe ua ka shkaktuar myslimanëve, e pranon se ligjërimi dhe qo gjë ne këtë lëvizje ka qen ekstremiste, kanë qen veprime ne kundërshtim me Kura’anin dhe Synetin e profetit Muhamed a.s. (ndërsa pak para luftës dhe pas luftës na patën lodh imamët vehabistë qe studionin ne arabin saudite se janë duke studiua atje ku ka buruar islami dhe se ai është islami i vërtet) por, po del se ai islam nuk ka qen i vërteti,por ka qen ekstremizëm, vet AidElKarnij e pranon se ligjërimi, predikimi dhe librat kanë qene jashtë islamit tolerant dhe te mëshirshëm, siç thotë AidElKarnij tani e 30 vite është bere kjo propagandë e cila është kundër Kur’anit e Synetit, janë mësime ekstremiste, janë mësime larg nga shpirti  paqësor i islamit.

Me gjuhen e tij ky imam vehabistë tregon sa helmimin me ideologjinë vehabiste e ka bere nëpër botë, thotë se ka vizituar mbi 40 shtete te botës duke ligjëruar e shpërndarë librat e tij ne shume gjuhë te botës, dëmi qe ia ka shkaktuar ky islamit dhe myslimanëve nuk mjafton vetëm me një kërkim falje, armiqësitë e përçarjet qe i ka fut ky nuk mjafton me një kërkim falje dy minuta, duhet qe shteti i tij ti thërras te gjithë ata qe i ka mësuar atje, qe te pendohen ne shtetet e tyre ku shërbejnë si imam dhe te kërkojnë falje, duhet shteti i tij te kërkoj falje, duhet shteti i tij mos te na i financon shoqata e imam vehabistë ne trojet tona ( flitet se ka imam qe paguhet deri ne 1400 dollar ne muaj me arsyen e përhapjes se traditës profetike) ndalini këto, kjo duhet te jetëpjesë e kërkimit te faljes dhe pendimit tuaj.

I thërras imamët qe kanënjë ideologji tjetër nga BIK dhe punojnë ne BIK apo ende nuk punojnë, te pendohen, te kërkojnë falje, e fillojnë ti mësojnë disa mësime nga e para, ti largojnë ato me ideologjinë vehabiste, ashtu si kanëvajtuar ne ligjërime neper xhami apo TV e radio,tani te lotojnë para popullit, te penduar, e duke kërkuar falje për dëmet qe  ia kanë shkaktuar, te gjitha po vërtetohen ato qe i kemi thënë qe nga viti 2003 prej kur merrem me këtë fenomen, se ky islam qe e kanëshpjeguar nuk ka qen islam, por sipas vet AidElKarnit ka qen ekstremizëm, ne kundërshtim me Kur’anin dhe traditën profetike dhe kundërshtim me shpirtin paqësor te islamit.

Imam te nderuar me ideologji vehabiste, pendohuni, kërkoni falje, mos e leni më vone, bëjeni tani, sot, ashtu si po e bëjnë imamët dhe mësuesit tuaj ne Arabin Saudite, këto qe sot po na ndodhin neve, këto libra e ligjërime, atje kanë ndodhur para 30 vitesh sipas AidElKarnij, prandaj mos e shtyni pendimin dhe kërkim faljen pas 30 vitesh derisa ti plotësojmë vitet e vehabizmit tek ne aq sa janë bere ne Arabin Saudite.

Mjafton me kaq dëm qe i keni bërë popullit dhe trojeve shqiptare, por si duket tek ne nuk keni filluar te mbusheni mend dhe ti bini pishman, por jeni duke vazhduar ne atë frymë, sepse nuk po ndaleni me ligjërime  e përkthime librash te autorëve terrorist (rast konkret libri “70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit” me autor “Muhamed Salih ElMunxhid” një autor i burgosur si nxitës, përkrahës e financues i terrorizmit e  përkthyes i librit është Kryeimami i Pajës), ne kohen kur AidElKarnij ishte ekstremist, ashtu siç edhe vet tani publikisht e pranon ai, ju i përkthenit librat e tij, tani dilni, kërkoni falje si po kërkon ai, pendohuni, pse tani vraponi ne përkthim te librave te autorëve terrorist, ju lutem mjafton kaq çka i bëtë popullit dhe myslimanëve, atje mundte dalin çdo dite imam terrorist, andaj mos i ndërroni e te kaloni nga njeri te tjetri, posa njeri te pendohet atje e ta len ekstremizmin ju ta leni e ta merrni një tjetër për mësues, qëndroni te ElKarnij, kërkoni falje e pendohuni si ai, mos merrni për shembull tash imam e autor te tjerë te burgosurpër terrorizëm.

Mjaft më me ligjërime edhe ne atëTv (Peace TV) qënë shumë shtete është ndaluar dhe mbyllur, mjaft më me ligjërime në atë Tv ku pronari i saj po akuzohet për shpëlarje parash e përvetësim te pasurive kriminale miliona dollarë, sepse vet shteti i pronarit e ka akuzuar pronarin për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e terrorizmit, nuk është e udhës ligjërimi ne një media me pronar me para kriminale, haram janë ato para.

Me poshtë një pjese te intervistës se AidElKarnij për median ne Arabin Saudite.

Aid Al Karnij pranon gabimet e “Zgjimit islam” dhe kërkon falje: Ishim arrogant, ne kemi qenë të zënë dhe të preokupuar me formalitete, e kemi zhdukur shpirtin e gëzimit nga populli ynë, vrazhdësia dhe ashpërsia kane qene pjesë e ligjëratave tona sikur te kishte vetëm ferr dhe jo parajse, vetëm dënim dhe jo shpërblim e mëshirë.

Dr. Aid Al Karnij e pranoi se me shfaqjen e lëvizjes së zgjimit u bene në një numër gabimesh që dëmtuan shoqërinë saudite, ai kërkoj falje paraprakisht për dëmin që rezultoi prej kësaj.

Al Karnij ka thënë: “Unë  në emër të atij Zgjimit islam, i kërkoj falje shoqërisë saudite për gabimet e theksuara që kanë kundërshtuar Kur’anin dhe Sunetin dhe tolerancën Islame, Islami iu  ngushtua shoqërisë Saudite. Tani jam me Islamin e moderuar të hapur për botën.

Al Karnij tha gjatë paraqitjes së tij në kanalin televiziv Rotana se lëvizja Sahwa ka shkuar në formalitete të tilla si kujdesi për mjekrën dhe veshjen  pa ndonjë përmbajtje islame.

Ai shtoi se lëvizja Zgjimi islam është  preokupuar duke mbajt  “kujdestari” ndaj shoqërisë, duke e ndarë atë në “ata qe janë praktikant fetar” dhe ata qe “nuk janë praktikant”,  duke përdorur retorikën e gjykimeve dhe mendimeve arrogante ne lidhje me fetfat.

Al Karnij, një prej simboleve të lëvizjes Sahwa (zgjimit Islam), tha se disa fatfa ndaluan televizionin dhe fotografinë, ndërsa disa nga takimet e ligjëratave u shndërruan ne ligjërime për vuajtjen e varrit. Larg nga  ëmbëlsia dhe butësia e islamit.

Autor: Zuhdi Hajzeri

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 4 =