Thirren në Islam kurse vepra i ngjasonë djallit

Këtyre dy dekadave të fundit është shtuar dukshëm prezenca e thirrësve të ashtuquajtur të fesë që nuk rreshtin së ftuari besimtarët në idetë e tyre. Personat e këtillë nuk ligjerojnë mbi fenë por propagandojnë ideologji që nxisin urrejtje, dhunë, e deri tek terrorizmi.
Nxitjet dhe cytjet e tyre bëhen duke keqinterpretuar tekstin hyjnor dhe duke shtrembëruar skajshmërisht mësimet fetare dhe porositë profetike. Duke u thirrur rrejshëm në Kuran, ekstremistët i japin të drejtë vetës që të përzihen në jetën e njerëzve, t’i gjykojnë, e madje edhe t’i dhunojnë ata.


Krimet e llahtarshme në vendet arabe gjithnjë janë kryer duke u thirrur në Kuran dhe Islam. Sa e sa njerëzve të pafajshëm u janë hequr kokat duke brohohiritur Allahu Ekber?!
Sa e sa sulmet vetvrasëse janë kryer duke u thirrur në citatet kuranore?! Krimet lemeritëse të ekstremistëve kanë lënë botën të stepur, duke u habitur se si njerëzit mund të bëjnë krime të papara, dhe krejt duke u thirrur në emër të Zotit dhe duke u munduar që fetarisht t’i përligjin vrasjet dhe terrorin. Këta individ thirren në Kuran, mirëpo veprimet e tyre janë djallëzore.


Urrejtja, dhuna, vrasjet, terrori, të gjitha këto janë veprime që i nxitë djalli i mallkuar, kurse ekstremistët po i realizojnë duke u thirrur në mësimet fetare, vetëm që ta njollosin fenë dhe të jetësojnë qëllimet e tyre të sëmura në këtë botë. Ekstremistët janë vetëm shfrytëzues të fesë, ngase ajo iu duhet për të nështruar masën, për ta manipuluar atë, dhe për të legjitimuar absurditetet e tyre. Këta individ mund të thirren në Kuran, mirëpo veprimet e tyre janë larg Kuranit dhe Islamit. Veprimet e ekstremistëve tregojnë vetëm se sa ngjasojnë me djallin e mallkuar dhe asgjë tjeter. Besimtarët duhen larguar e mos të bien pre e manipulimeve dhe doktrinave djallëzore që shkatërruan vendet e orientit, e që tash synojnë edhe trojet tona.
/ Foltash /

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

54 − 44 =