Thëniet e secilit për të fshehtën që e Di vetëm Zoti, nuk janë asgjë tjetër, përpos të pavërteta dhe iluzione të kota.

Poqese dëgjojmë fjalime dhe ligjërime të shumta, shohim dhe na del që Muhamedi a.s dinte të fshehtën absolute. E fshehta në kuptimin Hyjnorë dhe Kur’anor ka qëllim bota që nuk shihet si dhe gjërat për të cilat mendja e njeriut nuk ka mundësi të përceptojë.Siq është çështja e shpirtit, fundit të botës, vdekjes dhe gjërave pasuese apo jeta pas daljes nga kjo botë. Kur’ani Fisnik, ka njoftuar Muhamedin a.s, se njerëzimi të pyesin për shpirtin, kijametin-fundin e botës dhe çësthje tjera të fshehta dhe ekskluzive në dijenië e Zotit e jot ë pejgamberëve.Në transmetimet që sillen se kinse Muhamedi a.s. ka folur për të fshehtën-gajbin, bazuar në citatet Kur’anore na del që ato transmetime assesi nuk janë të vërteta sepse Muhamedi a.s. nuk ka folur diqka nga hamendja, përkundrazi Kur’ani i thotë që janë në dijeninë e vetme të Zotit.Atëherë si na është e mundur që disa me fjalimet e tyre na bëjnë krejtësisht të hutuar dhe në dilemë. Na flasin për ndëshkimin e varrit, gjë për të cilën Kur’ani nuk flet. Nëse Kur’ani nuk ka dhënë saktësi dhe njohuri rreth banorëve në varr, çështjes së shpirtit, kijametit apo fundit të botës, atëherë kush i jep vetes të drejt të flaës me shumë kompetencë në lidhje me këto tema që janë në dijeninë e të Vetmit Zot.Kur’ani ka thënë qartë në lidhje me të dërguarin: “ Muhamedi nuk është asgjë tjetër vetëm se i dërguar” si dhe “ Muhamedi ka detyrë vetëm kumtimin”.Ne duhet dhe jemi të thirrur të besojmë të fshehtën, botën tjetër dhe periudhën e jetës në varreza, ndërsa se si duket dhe si mund të jenë, këto janë çështje të fshehta-gajb e të cilat Di vetëm Zoti i gjithësisë.Ndaj Zotit nuk ka shok, Zoti është i gjithëdijshëm dhe Ai ka dijeninë e plotë të asaj që e quan Vet; Gajb e fshehtë. Mos iu qasë të fshehtës, sepse është e pamundur të argumentosh diqka me thëniet Hyjnore.Thëniet e kujtdo qofshin për të fshehtën që e Di vetëm Zoti, nuk janë asgjë tjetër, përpos të pavërteta dhe iluzione të kota.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

63 − = 62