Themeli i raporteve dhe marrëdhënieve mes njerezve është PAQJA –PEACE.

Sipas Islamit nuk lejohet asnjë lloj lufte ndaj atyre të cilët nuk paraqesin agresion. Edhe atëherë kur agresioni ndodhë, detyrë e myslimanëve është që ata t`i trajtojnë me drejtësi dhe etikë humane.“Zoti nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Zoti i do ata që mbajnë drejtësinë”. ( El-Mumtehine: 8)Koncepti i sotëm i terrorizmit, i cili është i shoqëruar me praktika të gabuara çfarëdo që ato mund të jenë si; sulmin ndaj civilëve të pafajshëm, vrasjen e të plagosurve, shkatërrimin ndërtesave dhe qyteteve etj., janë akte të cilat janë gjykuar ashpër nga të gjithë myslimanë dhe studiuesit me qasje dhe rezonim të shëndosh fetar. Sulmet tinëzare mbi jetën e njerëzve të pafajshëm janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me mësimet e Zotit.“ … mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Zoti, përpos kur është me arsye të justifikuar. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë”. (El-Ena`am: 151)Luftimi i padrejtësive dhe realizmi i drejtësisë duhet të bëhet përmes veprimeve dhe mjeteve legjitime.As një njeri, zemra e të cilët është e mbushur me dritë nuk mund të jetë ekstremist.Gjatë gjithë historisë ekstremizmi ka shkaktuar shkatërrimin dhe përdhosjen e civilizimeve të mëdha botërore. Pema e civilizimeve thahet dhe zemrat mbyllen, atëherë kur shpirtligësia mbizotëron tek ne. Kjo është një e keqe për vlerat fetare islame të përmbajtjes dhe tolerancës.Islami thërret që pjesëtarët e tij të jem të përfshirë në një shoqëri moderne si dhe të kontribuojmë në progresin e saj. Për arritjen e kësaj, ata të cilët e duanë drejtësinë , arsyen dhe etikën , myslimanët duhet t’i konsiderojnë që të gjithë miq.Islam udhëzon që ne të shprehim zell, të kuptojmë realitetin e jetës tonë, si dhe të ndajmë qëndrueshmërinë e besimit dhe bindjeve tona. Kjo është thirrja e Zotit për bashkëjetesë dhe devocion.Islami thërret për të punuar në reformimin e diskursit fetar të qytetërimit, përmes planeve praktike dhe shkencore, mirë të projektuara dhe të përqendruara drejtë rehabilitimit tonë predikues.Këto prioritete sigurojnë ndërgjegjësim të gjerë publik në mesin e predikuesve të frymës së vërtetë të Islamit dhe në metodologjinë e tij për ndërtimin e jetës së shëndoshë njerëzore. Kjo formë ofron njohuri për kulturën bashkëkohore dhe për qasjen e drejtë me komunitetet fetare.“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf: 108)Islami thërret që të merremi edhe me revolucionin e komunikimit, duke shfrytëzuar mediat në një zë të përbashkët dhe në mënyrë shkencore, dhe shpërthime emocionale.Islami inkurajon që të ndërtojmë personalitetin tonë individual përmes edukimit më të mirë të mundshëm. Ata të cilët kanë besim në njohuritë dhe aftësitë e tyre janë të sigurt në personalitetin e tyre.Qasja islame siguron ekuilibër në aspektin shpirtëror, ekonomik dhe shoqëror; siguron të drejtat e njeriut dhe liritë themelore; siguron të drejtën individuale për jetuar në dinjitet dhe siguri, garanton nevojat themelore, administron çështjet shoqërore në përputhje me parimet e drejtësisë.Një qasje e tillë forcon edhe mekanizmat e demokracisë moderne.Studiuesit tanë të fesë duhet jenë ata të cilët i mbrojnë të rinjtë tanë nga rrëshqitja e tyre në injorancë, korrupsion , në pikëpamjeve të ngushta dhe varësi, në mënyrë që të mos bien në humnerën e ekstremizmit.Predikuesit studiues fetar po ashtu duhet të mbajnë fenerin e rrugës së tolerancës, përmbajtjes dhe mirësisë, si dhe të udhëheqjes së të rinjve në vlerat e mirëfillta islame.

dr. Xhabir Hamiti

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 37 = 44