Tetë përqindëshi dhe 92 përqindëshi i Kur’anit..!

Që nga zbritja e Kur’anit dhe gjatë gjithë historisë së ndritur, opinionet dhe kuptimet e citateve Kur’anore ishin nga më të ndryshmet. Juristët islam shikonin nga këndi i tyre çështjet që kanë të bëjnë me dispozitat edhe pse në krahasim me citatet Kur’anore që flasin për çështje shpirtërore, sociale dhe historike janë shumë të pakta.

Pra citatet Kur’anore që ngërthejnë dispozita janë jashtëzakonisht më të pakta se sa ato që flasin për çështje të përgjithshme. Juristi islam nga Jordania Muhamed Fakeh ka thënë që numri i citateve Kur’anore që flasin mbi dispozitat nuk kalon mbi pesëqind, përkundër këtij fakti bibliotekat janë sot të stërmbushura me tituj dhe përmbajtja të citateve mbi dispozitat e që përbën 8% nga tërë Kur’ani, ka theksuar ai. Kurse pjesa tjetër e Kur’anit flet për çështje historike, sociale, ekonomike dhe shpirtërore.

Në këtë 92 përqindësh interesimi për të trajtuar ka qenë shumë më i vogël sesa në raport me citatet e dispozitave. Përkundër që këto citate ngërthejnë në vete inkurajimin për shkencë, dituri dhe avancim bashkëkohorë, pothuajse kanë mbetur shumë pak të shtjelluara. Duke shtjelluar citatet mbi zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë e cila duhet të jetë e dobishme për njerëzimin, është arritur suksesi i vërtetë.Përqendrimi vetëm në citatet legjislative duke anashkaluar citatet dërmuese mbi shpirtin, moralin, diturinë dhe përparimin, ka bërë që shoqëria ku jetojnë muslimanët të jetë e thyer dhe e ngathtë në çështje zhvillimore. 8% e citateve që flasin mbi dispozitat, midis juristëve të shumtë ka sjellë vetëm dy kuptimesh dhe ndarje. Të bazuarit vetëm në citatet Kur’anore mbi dispozitat dhe anashkalimi I citateve mbi jetën ka bërë që të kemi plotësisht ngathtësi dhe neglizhencë. Si është e mundur që tërë historia Islame të shpjegohet mbështetur vetëm në 8% e citateve të Kur’anit. Përse nuk ka guxim të hyjmë edhe në tematika sociale, shpirtërore, shkencore etj.

Rregullat e namazit, zeqatit, haxhit dhe agjërimit, pothuajse janë të qarta dhe të njohura, ato duhet vetëm rikujtuar e asgjë më shumë. Juristët (fakihët) kanë shtjelluar dhe qartësuar citatet mbi rregullat e abdestit, tejemumit dhe gusllit. Tërë kjo mund të kryhet me një faqe shkrim, sepse në lidhje me abdesin, Kur’ani ka thënë: Kur të ngriteni për të falur namazin pastrojeni fytyrën tuaj, duart tuaja, jepni mes-h kokës si dhe pastrojini këmbët tuaja…Këtu çdo gjë është e qartë dhe e kuptuar, kurse juristët kanë shkruar dhe pasuesit e tyre me qindra mijëra libra në lidhje me këtë dhe edhe më tej në Universitetet Islame mbrohen tema të masterit, doktorantit në çështjen e abdesit si dhe duke shkruar edhe libra voluminoze mbi rregullat e pastërtisë.Kjo formë e të menduarit dhe logjikuarit nuk është mundësi për të filluar dhe shtegtuar në çështje shumë madhore që potencon Kur’ani siq është parimi i drejtësisë që ka vëmendje jashtëzakonisht të madhe në Kur’an. Hulumtuesi dhe mendimtari nuk mund të jetë peng i këtyre përkufizimeve në 8 përqindëshin e citateve Kur’anore. Ai merr guximin të dal përtej këtyre librave voluminoz dhe të shikoj gjendjen më faktike dhe rrethanat në të cilat bashkëjeton Kur’ani, mendimtari, hulumtuesi dhe opinioni kanë guximin të dalin nga rrethi i ngushtë.Dijetari i fushës përkatëse ka potencialin t’i qaset 92 përqindëshit të citateve Kur ‘anore e të cilat flasin për drejtësinë, moralin, kulturën, civilizimin, tolerancën, dijen, punën, shkencën, zbulimet etj.Fizika, kimia, matematika, gjeologjia, astronomia, shkenca, assesi nuk mund të bëjnë pjesë në përqindjen e vogël të Kuranit mbi dispozitat legjislative.

Ato janë të botës dhe nevojave njerëzore që duhet qasje, analizë, vështrim dhe hulumtim, nga kompetentët adekuat. Shoqëria jonë nuk mund të jetë pjesë e një përqindjeje e cila është e qartë dhe e sqaruar si dhe e ditur. Kohën të cilën ne jetojmë është kohë e zhvillimit, përparimit shkencor dhe kulturor. Uji që është në bunar është ai që është. Por nxjerrja e tij nuk bëhet me “armatim” të juristëve, muhadithëve apo akaidologëve. Duhet pajisje e veçantë për të nxjerrë ujin nga bunari, e pajisjen e prodhon mendja.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

56 + = 61