TERRORIZMI NUK KA FE

Lufta e shenjtë, sulmet vetëvrasëse, luftërat fetare dhe vrasja në emër të Zotit, që nga mesjeta e deri më tani, kanë damkosur historinë e njerëzimit në vazhdimësi. Ndërsa të gjitha fetë monoteiste thërrasin në dashuri, paqe, tolerancë, liri e mirëkuptim, shumica e akteve terroristëve po kryhen pikërisht nga njerëz që e quajnë veten fetar, dhe fesë ia atribuojnë aktet e tyre të tmerrshme dhe neveritëse. Zoti i ka dënuar keqbërjet në të gjitha shkrimet e shenjta. Feja e islame ndalon rreptësisht vrasjen e njerëzve të pafajshëm, pavarësisht nga bindjet fetare, politike apo shoqërore.

Të gjitha fetë e dënojnë terrorizmin, dhe feja islame nuk duhet të ngatërrohet me atë që bëjnë terroristët. Organizatat terroriste të tilla si ISIS e Al-Kaida që vrasin njerëz të pafajshëm, sipas përkufizimit kuranor ata janë thjeshtë vrasës, e nuk janë asesi besimtarë. Pavarësisht përkatësisë fetare, ekstremistët e dhunshëm nuk mund të cilësohen si besimtarë të mirë. Nuk duhet të lejojmë që emocionet tona ta anashkalojnë logjikën dhe mirëkupimin tonë për njëri tjetrin. Nuk ka shkrime fetare që nuk dënojnë terrorizmin. Çdo njeri i drejtë në fenë e Zotit i dënon krimet, pavarësisht nga raca, vendi apo përkatësia fetare e terroristit.

Terrorizmi nuk ka fe, dhe fanatizmi dhe ekstremizmi fetar është burimi i të gjitha të këqijave. Ndërsa grupet e terrorit bashkohen për një qëllim të keq, që është shkatërrimi dhe vrasja, e gjithë bota duhet të bashkohet në luftën kundër terrorizmit, dhe të mbështetet në vlerat e tolerancës e mirëkuptimit. Rasti i fundit në Zelandën e Re, duhet të jetë vërejtje ndaj theksimit të polarizimeve shoqerore, që po shihet se mund të kenë pasoja të tmerrshme për shoqërinë. Për këtë shqiptarët nuk duhet të lejojnë futjen e përçarjes në mes tyre. Interesi kombëtar duhet të jetë gjithmonë në plan të parë për ne. /foltash/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 66 = 68