Terrorizmi është pasojë e ideologjisë, e jo e fesë

Sidomos gjatë dekadës së fundit, jemi dëshmitar të rritjes së ndjeshme të terrorizmit dhe luftës me karakter fetar. Grupe të ndryshme të organizuara po vrasin dhe terrorizojnë kombe të tëra, e ç ‘është më e keqja, e gjithë kjo po bëhet në emër të Zotit dhe duke u thirr në fe. Qëllimet e errëta ideologjike dhe gjeo-politike të grupeve të ndryshme, janë duke u kamufluar me petkun fetar, në mënyrë që fshihen synimet e vërteta të këtyre grupeve. Udhëheqësit dhe promovuesit e këtyre kauzave të rrejshme, po keqpërdorin fenë për të manipuluar me besimtarët dhe masën në përgjithësi.

Njerëzit duhet kuptuar këtë mashtrim të terroristëve. Feja nuk thërret në dhunë asnjëherë. Qëllimi i fesë është edukimi i njeriut, mbjelljes së besimit në Zot, dhe ruajtja e dinjitetit njerëzor. Feja nuk mund të thërret në besim në Zot, paqe e dashuri, dhe njëkohësisht të bënë thirrje pë terrorizmin e njerëzve të pafajshëm. Terrorizmi i sotëm me karakter fetar, në fakt është me bazë në ideologji. Ideologjitë destruktive në vazhdimësi po mundohen të marrin peng fenë islame dhe kështu ta rrëmbejnë diskursin fetar në shoqëri. Pikërisht përmes ideologjisë është nënshtruar masa në lindjen e mesme, duke i mashtruar besimtarët se me bindje ndaj ideologjisë, kinse po i shërbejnë Zotit. Zoti dhe Kurani nuk thërrasin në vrasje, tirani, dhunime, e plaçkitje.

Këtë e bëjnë përbindëshat që nuk njohin Zotin, dhe që nuk njohin shenjtërinë e jetës. Sidomos ne shqiptarët nuk duhet të biem pre e manipulimeve të dashakqinjëve të kombit dhe fesë. Kombi shqiptar është i pastër, si Shqiptarë, kemi qenë gjithmonë fisnik, dhe asnjëherë nuk i kemi bërë të padrejtë askujt. Duhet ta duam kombin, ta praktikojmë siç e kanë praktikuar tradicionalisht baballarët tanë. Nuk kemi kohë për të humbur me ideologjitë dhe marrëzitë e shpellarëve që shkatërruan vendet e tyre, e që tash mundohen të përhapin shkatërrimin gjetiu përmes virusit ideologjik.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

65 + = 75