Terrorit të ISIS-it nuk i thanë haram, daljen nga shtëpia me këmbën e majtë e quajtën haram

Ekstremizmi, radikalizmi, vrasjet, dhuna e terrori nuk na qenkan haram kurse të urosh besimtarët e feve tjerë për festat e tyre qenka haram? Kështu me syza të errëta duan ta shohin të ardhmen dhe jetën. Por edhe duan t’na errësojnë edhe ne tjerëve, por ja që nuk mund të arrijnë këtë Thanë që kremtimi i vitit të ri është haram. Të urosh të krishterët për krishtlindje haram. Kështu, shumë thjesht, lehtë e bindshëm e me zë të lartë pa asnjë argument u deklaruan dhe u prononcuan disa nga njerëzit tanë. Injorancë, urrejtje dhe rrugë drejt ndarjes në baza fetare. Tërë kjo për të krijuar atmosferë të natyrës së problematikave inekzistente fetare në vendin tonë. Por është e habitshme se si asnjë reagim kaq i fuqishëm për shkuarjen e të rinjve në Siri dhe Irak për të luftuar në krah me organizatën terroriste Isis. Asnjë reagim për dëmtimin e vlerave të Islamit sunnit dhe të myslimanëve paqësorë. Asnjë reagim për prishjen e imazhit të vlerave tona kombëtare.Përse asnjë reagim publik kundër dhunës, terrorist dhe krimeve të Isis? Përqendrimi vetëm në tematika tretësore si në temën e vitit të ri e festave krishtere.

Të shohim edhe në anën tjetër. Përse asnjë këmbëngulje në temat e ambientit, arsimimit, pastërtisë dhe vlerës së punës, por edhe tolerancës e mëshirës. Në të gjitha anët mbuluar nga një ambient i dëmshëm, papastërti në çdo cep të rrugicave. Të inkurajojmë njerëzit tanë dhe rininë. Sot, dhjetëra gra dhe fëmijë nga Kosova bredhin në shkretëtirat e Sirisë, që u keqpërdorën dhe në fund u hodhën në mëshirën e fatit të rrugëve. As edhe një fjalë për këtë. Janë në gjendje të mallkojnë këdo që del nga shtëpia me këmbën e majtë e jo me të djathtën, por nuk janë në gjendje as edhe një fjale për krimet e Isis-it, rekrutuesve në Isis dhe drejt ferrit. Këndelluni dhe flisni mendjes arsyeshëm dhe bindshëm për të mirën e përbashkët. Fundja, askush nuk është duke ua vërë veshin përrallave.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + = 12