Të rinjtë e vëmendshëm në përballje me ekstremizmin e dhunshëm!

Ne duam dhe synojmë të ardhme në paqe dhe harmoni midis nesh dhe në raport me gjithë njerëzit kudo që i hasim apo bashkëbisedojmë me ta. Vendi ynë ka kaluar në një rrugëtim të vështirë me vuajtje dhe sprova e sfida nga më të ndryshmet. E kaluara jonë tregon qartë se ne në këtë rrugëtim nuk jemi nënshtruar e as dorëzuar përballë robërisë dhe varfërisë. Të rinjtë në të kaluarën kanë luajtur rol kyç, si në familje ashtu edhe në shoqëri.

Një komb që ka rini të madhe e ka të ardhmen e bukur dhe të ndritur. Por ai komb duhet t’i krijoi hapësirë e rrethana atyre për të vepruar në fusha që dërgojnë në progres, zhvillim e paqe dhe dashuri. Arsimimi, edukimi dhe vigjilenca, janë elemente që e bëjnë të riun të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për veten, familjen dhe shoqërinë. Një nga dukuritë e rrezikshme që sot ka kapluar botën është edhe radikalizmi dhe ekstremizmi fetar i dhunshëm.

Ekstremizëm që nuk pranon mendimin ndryshe dhe që hap rrugën për dhunë e cenim të lirisë së njerëzve në tërësi. Rrjetet sociale janë një nga faktorët që qarqe ekstremiste e kanë përdorur dhe vazhdojnë ta përdorin në shpëlarjen e trurit të rinjve, dhe jo ajo që thuhet në këto publikime të tyre është Islam. Islami thërret në paqe dhe e konsideron çdo jetë të njerëzve të shenjtë. Jeta, besimi, pasuria, mendja dhe e ardhmja e secilit janë të shenjta te Zoti. Rinia duhet të ketë parasysh këtë aspekt dhe tendencë për të tjetërsuar shenjtërinë e njeriut.

Të rinjtë duhet të përqendrohen në rrugën e tyre se si të jenë ata që promovojnë vlera të dashurisë, tolerancës e mirëkuptimit me të gjithë si dhe kjo arrihet vetëm me një mirëbesim dhe kërkim të dijes.

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

89 − = 79