TË PYESIN TY. THUAJ:..

Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: “Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di” Bekare 215Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre?

Thuaju: “U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa. Maide 4

Dhe të pyesin ty për bonjakët.

Thuaj: “Po t’i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin.

E sikur të dëshironte All-llahu do t’ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti Bekare 220

Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. Isra 85

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 + 1 =