Të përcojmë mesazhin e tolerancës për brezat e ardhshëm

shkruan: JONA KOPRENCKA
‘Toleranca nuk ka shkaktuar kurrë një luftë civile, ndërsa mos-toleranca e ka mbuluar tokën me masakra’, shkruan filozofi i shquar francez, Voltaire. Dhe nëse do ti referohemi historisë, vërejmë që Voltare ka thënë një nga citatet do të përcillet në cdo kohë.
Me ardhjen e epokës dixhitale, rënien e kufijve, afrimin e njerëzve të rraceve, besimeve dhe etnive të ndryshme me njeri-tjetrin u mendua se bota do të behej më tolerante, më e afërt dhe klishetë që kishim krijuar mes nesh do të shembeshim. Një gjë e tillë, jo vetëm që nuk ndodhi, por u vu re që: sa më shume facilitete dhe mundësi për të shkëmbyer informacion dhe për të qënë më të afërt fizikisht, sa më shumë sjellje jo tolerante tregojmë.
Ky stil gjykues vihet re në të gjitha aspektet e jetës sociale si, origjina, ngjyra e lëkurës, besimi fetar, përkatësia gjinore, të ardhurat, pamja e jashtme etj.
Ngjarjet, si dhe studimet në dekadat e fundit kanë nxjerr në hap se mes tolerancës dhe religjionit si një nga komponentët më të rëndësishëm të jetës social-kulturore është krijuar një hendek i thelle. Mungesa e tolerancës përbrenda besimtarëve të së njëjtit religjion, por edhe përkatësive fetare të ndryshme ka çuar në bullizëm, stigmatizim, krime, urrejtje dhe nisje luftërash.
Ajo çka i kërcënon shoqëritë dhe që i çon drejt përçarjes dhe armiqësisë, dhe/ose drejt shpërthimit të luftërave mes tyre pa dyshim se është mos toleranca. Një prej veçorive më shqetësuese të luftës që shkretoi Bosnjën ndërmjet 1992-shit dhe 1995-ës ishte refuzimi i gjerë i politikanëve, përfaqësuesve të kishës dhe reporterëve për të pranuar rolin që po luante feja në atë konflikt. Refuzimi për të mirëpritur refugjatët dhe emigrantët kryesisht me orgjinë nga Lindja e Mesme është një tjetër e fakt sesa jo tolerant jemi ndaj origjinës, kulturës dhe besimit të një individi kulturalisht ndryshe nga ne.
Toleranca në Islam është baza e krijimit të vëllazërisë në fe, në familje, në fis, në komb dhe në shoqëri në tërësinë, shoqëritë ku ndiqet morali islam, kishat, xhamitë dhe sinagogat, bashkëjetojnë paqësisht.
Koncepti i tolerancës, i përshkruar në Kuran me fjalët “bëni lëshime ndaj njerëzve” është një ndër parimet më themelore të Islamit. Për Krijuesin tonë, ne krijesat e tij duhet të jemi tolerantë dhe të pranojnë njëri tjetrin për shkak se të gjithë jemi të barabartë me të njëjtat të drejta dhe detyra përapara Atij.
Në Ballkanin plot trazira sociale, Shqipëria është model i tolerancës fetare ku aktualisht janë të zyrtarizuara 5 besime fetare, muslimanët sunitë, bektashinjtë, katolikët, ortodoksët dhe protestanët. Një bashkëjetesë e shkëlqyer e transmetuar brez pas brezi. Harmonizimi i religjionit dhe bashkëjetesa e tij është model suksesi. Është një traditë e konsoliduar ndër shekuj që besimtarët muslimanë shkojnë tek vendet e shenjta të krishtera, ose e kundërta në rastin e ditëve të shënuara fetare. Tradita e jashtëzakonshme e tolerancës fetare të Shqipërisë sigurisht që ka lidhje me Holokaustin dhe mbrojtjen e mijëra hebrenjve që kërkuan mbrojtje këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për tolerance fetare kontriubuon e gjithë shoqëria, mirëpo një rol shumë të rëndësishëm e kanë prijësit shpirtërorë-fetarë nga gjithë komunitetet fetare shqiptare, pa dallim. Ky fakt u bë mjaft mediatik dhe bëri xhiron e botës në janar 2015. Në rastin e Marshimit të Paqes kundër akteve të ekstremizmit të dhunshëm mbajtur në Paris, ku marshuar personalitetet më të larta botërore, Shqipëria u përfaqësua me liderët shpirtërorë të 4 komuniteteve zyrtare, të cilët ishin kapur krah për krahu duke i treguar të gjithëve tolerancën fetare të vendit që ata përfaqësonin dhe të besimit përkatës.
Të gjitha besimet fetare, përpos dallimeve mes tyre, mbartin vlerat dhe parimet bazë të shoqërisë si tolerance bashkëjetesa, pranimi i tjetrit, falja dhe paqja si koncept universal.
Si përfundim citojmë disa vargje që të na shërbejnë si mësim për tolerancën që duhet përçuar për brezat e ardhshëm.
Njëri nga komentuesit më të njohur të Kuranit, në fillim të shekullit të 20-të, Hafiz Ibrahim Dalliu, në favor të bashkëjetesës fetare ndër shqiptare citonte: “Ne shqiptarët prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani. Do të shkojmë mbarë e mirë me shoqë si jemi tue shkue, do të punojmë për lulzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë”.
Ndërsa Mulla Idriz Gjilani, imam dhe predikues i thellë i Islamit në trojet shqiptare thoshte: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell dhe Një Zot. Detyrë mbi detyrë kemi bashkëpunimin dhe mbrojtjen e atdheut.”
Ndërsa shkrimtari i njohur kombëtar, Gjergj Fishta, në favor të kultivimit dhe të respektit të ndërsjellë fetar ndër shqiptar thoshte: “Është e vërtetë se ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi të përbashkët.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 6