Të mos largohet ndjenja për kombin në emër të fesë. Feja nuk e kërkon këtë!

Thirrësit e rinj të mësimeve fetare islame në trojet shqiptare, kryesisht ata të pas luftës në Kosovë, si dhe ata pas rënies së sistemit monist në Shqipëri, të përgatitur e të dresuar në disa “ universitete islamike”, me orientime sektare lokale dhe provinciale, fëmijët dhe rininë tonë po e mësonin në emër, kinse të “ fesë ”, se gjëja duhet dashur e respektuar vetëm individët të cilët besojnë dhe mendojnë sipas orientimit të tyre, si dhe sektit ideologjik të cilin e përfaqësonin.

Prandaj, për të bërë përjashtimin dhe stigmatizimin praktik të shoqërisë tonë në teren, ata i kishin bindur pasuesit e tyre, që me njëri tjetrin të mos identifikohen vetëm me emra si Hasani apo Hyseni, ose Anesa apo Anisa , por kishin shpikur një togfjalësh të padëgjuar më parë në mesin tonë. Sipas thirrësve të rinj, emri identifikues i bijave dhe bijve shqiptar duhej zëvendësuar me shprehjet e reja si : “ vëlla mysliman” dhe “motër myslimane ”!
Me këtë frazeologji të kopjuar nga jashtë, agjendat e huaja mëtonin të godisnin dy caqe me rëndësi dhe vitale për vendin dhe kombin tonë:
1. Të largonin ndjenjën për kombin dhe shqiptarinë në përgjithësi
2. Si dhe të bënin ndarjen e shoqërisë mbi baza fetare përmes frazeologjive të reja paragjykuese.
Ky veprim, jo që binte ndesh vetë me traditën tonë shqiptare, por edhe me vet parimet objektive fetare të librit hyjnor. Fundja, njerëzit pa dallim janë vëllezër e motra për nga gjeneza e parë krijuese, ndërsa shqiptarët, që të gjithë, janë vëllezër të një gjaku, gjuhe dhe kulture.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 4