Të mos flasim vet me vete në namaz

Besimtari i mirë kënaqësinë e ka në zemër e jo në zhurmë, sllogane e brohoritje
Një nga mësimet kyqe dhe obligimet shumë të rëndëishme të Islamit është edhe falja e namazit. Namaz, lutje, adhurim e përulje ndaj Zotit të gjithësisë. Në shumë citate të Kuranit Zoti u ka bërë thirrje besimtarëve që të luten, përulen dhe të adhurojnë Zotin. Esenca e adhurimit, përvec se është përulje ndaj Krijuesit është edhe reflektim në raportet tona midis njerëzve. Pothuajse në secilën thirrje të Zotit për namaz, lutje e adhurim, në kontekst të secilit citat është namazi ndalon nga e keqja, e neveritura dhe e shëmtuara. Namazi në konceptim Kuranor është përulje me vullnet ndaj Zotit, nga dashuria e respekti për Madhërinë e Tij.
Namazi kryhet nëpërmes ritit, por nuk është esenca në ritin. Esenca është në adhurimin shpirtëror, në brendinë e pastërt të shpirtit të njeriut. Gjatë përuljes ndaj Krijuesit, njeriu besimin dhe reflektimin e tij e bën gjatë dhe pas namazit. Besimtari i mirë, fenë nuk e sheh në rit, por e sheh në shpirt.
Por cfarë mund të ndodh me një njeri I cili kryen ritin e namazit porn ë realitet veprimi I tij pas namazit, gjatë jetës dhe raporteve me njerëz është I nivelit të ultë, nëncmues ndaj tjerëve dhe ofendues dhe me zili e mendim të ligë. Të jesh adhurues e praktikant I lutjes së namazit e në të njëjtën kohë në raporte të shëmtuara me njerëz, kjo I bie se gjatë namazit personi I tillë nuk ka folur me Zotin, pork a biseduar me veten, egon dhe mendimin e ultë. Pra ka folur vetë me vete dhe ka biseduar vetëm me veten e jo me Zotin.
Ndaj të bëjmë lutjen dhe përuljen duke biseduar me Krijuesin, e jo duke biseduar me veten.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 69 = 76