Të menduarit nuk është dalje nga feja.!

Jemi në kohën e shekujve të ndritur të zhvillimit dhe avancimit të shkencës e teknologjisë. Citati i parë në Kuran është “ LEXO”, kurse Zoti në Kuran ka thënë;” Dije se Zoti është Një dhe nuk ka të adhuruar tjerë.”Po ashtu në shumë tjera thënie të shenjta në Kuran të kësaj natyre janë me qindra si: “A nuk mendoni”. “A nuk logjikoni”. A nuk meditoni” e shumë tjera që thërrasin mendjes për mendim, logjikë dhe meditim.Por çfarë ndodhë në situatat e kohërave të fundit nga interpretues të errët me ideologji të quajtur “tekfir” e që është nxjerrje apo përjashtim i njerëzve nga feja. Të tillët duan të flasim e mbajnë ders e në të njëjtën kohë u kërkojnë të pranishmëve që përdorimi i mendjes nxjerr nga feja e besimi.Sikur të ishte kështu nuk do të fliste aq shumë Kurani për rëndësinë e të menduarit dhe mendja është elementi e dhuntia e madhe e Zotit që i dha njeriut. Mendja na është dhuruar për të menduar e jo për ta mbyllur në errësirën e injorancës. Ndaj askush nuk mund të bie pre e tendencës për të mos menduar. Dëgjo e mendo e JO dëgjo e mos mendo.Të flasësh më vite gjëra të pa qenë, gjëegjëza e rrëfime anonime me shumë konspiracion janë elemente që e dërmojnë dhe e shtangin trurin e mendjen e njeriut.Nuk është frikë nga Zoti të bllokosh mendjen e as nuk është devotshmëri, përkundrazi, është ferr e injorancë që krijon gjenerata të pa ditura e të dëgjueshme.Popujt e kombet e zhvilluara dhe shoqëritë e ndritura të mendjes, lindin e prodhojnë gjenerata të reja, të ditura e përparimtare, kurse, mentaliteti i sëmurë riprodhon trurin e kaluar dhe lind gjenerata të shkuara. Ne duam të prodhojmë gjenerata të kohës e jo të atilla që u ka kaluar koha.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

47 − 44 =