“TË MENDOSH ME TRURIN E ATYRE QE ISHIN SHEKUJ MË PARË”

Sot jemi në vitin 2020, në shekullin 21, dhe bota nga dita në ditë po zhvillohet me hapa të mëdhenjë. Sot dita ka ndryshim nga e djeshmja e lëre më shekulli me shekull. Të mbetesh e mendosh e jetosh vetëm me shpresën që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja, e të mos angazhohesh fare, nënkupton që e nesërmja është e sotmja.Nëse duam të kuptojmë mirë e drejt fenë Islame, ne duhet që të jemi të orientuar në kohë e zhvillim që të mos lejojmë të nesërmen të jetë e sotmja. Fundja edhe pse ka të atillë që të nesërmen duan ta mbajnë peng i të djeshmes, një gjë e tillë është krejtësisht e pamundur të realizohet. Edhe Kurani ka qartësuar se e kaluara dhe popujt e kaluar i takojnë të shkuarës, kurse e tanishmja dhe e ardhmja na takon ne. Ndaj për të rrugëtuar bukur e sigurt, nevojitet kuptimi i rrethit, aktualitetit dhe kontekstit kohor.Ata që jetuan në shekujt e largët nuk e menduan botën me shekullin e tanishëm, por e kuptuan me rrethanat e kohës dhe nevojave të tyre të asaj kohe e jo të kësaj sot.Ata në atë kohë nuk menduan se si të ruhen nga Korona virusi apo gjëra tjera, sepse ishte kohë tjetër dhe krejtësisht ndryshe. Ata punuan për atë kohë dhe u përshtaten në logjikën e asaj kohe.Kuptimi i saktë i Islamit, ka me marrë formën e saktë vetëm atëherë kur në shekullin 21 nuk mbizotëron truri i të kuptuarit të shekujve te shkuar.Kurani nuk ka ndaluar përshtatjen dhe ndërtimin e jetës përparimtare në çdo kohë. Secila kohë, shekull ka dijetarët, intelektualët dhe zhvillimet ndryshe . Nëse ne besojmë se është njësoj si shekujt e kaluar me të sotmen dhe besojmë e qëndrojmë në këtë logjikë, atëherë kemi të bëjmë me ngërç në tru dhe vdekje të trurit.Tërë këtë e bazojmë në dy elemente të rëndësishme të Kuranit; Elementin kohor e historik si dhe atë gjeneralë. Elementi gjeneralë përfshin Besimin në Zotin, të dërguarit e Tij, Librat, botën tjetër, moralin, mirësjelljen, paqen, punën, pastërtinë e dijen. Kurse konteksti apo elementi historik i takon së shkuarës, që mund të nxjerrim mësim por jo normë e dispozitë.#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

52 − = 49