Të kthyerit t’i kthehen normalitetit dhe natyrshmërisë

Kaluan vite të tëra dhe u dashtë mund e angazhim për të sensibilizuar opinionin e Kosovës se ajo që ndodhi në Siri ishte e pakuptimtë dhe asgjë ndërlidhëse me ne Shqiptarët. Zhvillimet në atë pjesë të lindjes së mesme, i takojnë të kaluarës por gjurmët e mbetura në kokat e disa që ishin atje, janë prezente. Ky turp që ndodhi i takon historisë errët. Lufta civile, sektare dhe krejtësisht e brendshme në atë vend, gjeti edhe shumë nga vendet tjera që u bashkuan dhe rreshtuan në krah me organizata terroriste që kryen mizori ndaj njerëzve. Vrasjet, plaqkitjet e dhuninet ishin përditshmëri. “Viktimë” ishin edhe qindra njerëz nga vendi ynë që besuan qorrazi se i quajturi kalif është lider i vërtetë “Islam”.

Ky i quajturi kalif, sot nuk duket askund, kurse ithtarët e tij mbeten të turpëruar, gjunjëzuar dhe në errësirë. Le të mbetet e kaluar historike, por le të mirret mësim nga kjo që u ndodhi. Gratë e kthyera e kanë për detyrë falenderimin ndaj atyre që edhe se ishin pjesëatje, i kthyen për t’u dhënë rastin për jetesë e normalitet. Nëse e duan të ardhmen e mirë në mesin e familjarëve të vet, shoqërisë e vendit, atëherë duhet të heqin dorë nga ideologjia e ngulitur në mendjet e tyre. Shteti dhe shoqëria jonë po jep mundësinë e pendimit, rikthimit në jetë normale si gjithë tjerët. Por shoqëria jonë nuk do të pranoj vazhdimin e ideologjisë Isis në vendin tonë. Të kthyerit kanë rastin për shpresë. Është më se e nevojshme ta dëshmojnë këtë. Isis ka përfunduar dhe është mposhtur. Ata nuk kthehen më. Por le ta hudhin edhe ideologjinë e tyre në pakthim. Shoqëria jonë po ofron rehabilitimin, kjo nuk do të thotë që të kthyerit janë heronjë

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 2 =