Të kthyerit nga Siria të dënuar për terrorizëm: Dëshirojmë të ja nisim një jete të re

A.B. i dënuar me dy vite e katër muaj burg thotë se janë lodhur nga mediat dhe gazetarët.

“Jena lodhë prej këtyre seneve, jena lodhë ma shumë prej gazetarëve  prej mediave, dëshirojmë më këqyrë me jetu, kërkon nuk jemi duke e nguc”, thotë i dënuari.

 

 

Ai është arrestuar në vitin 2014, ndërsa është lënë i lirë pas procesit gjyqësor, ku pritet të vuajnë dënimin prej tri viteve, pasi verdiktit final të jetë i plotfuqishëm.

Ata tutje kanë treguar për vështirësitë që kanë, pasi askush nuk i pranon në punë, ndërsa tërë angazhimin e tyre pas burgut janë obliguar të punojnë te ndërmarrësit privatë.

“Kam punuar privat, po problem kryesor është që është papunësi e madhe. Jam i dënuar dy vite e katër muaj, shkallën e parë jam dënuar, tash është në shkallën e dytë”, thotë A.B.

Ai ka treguar edhe për shkelje që bëhen në burg për të akuzuarit për terrorizëm.

“Tjerët çka janë të akuzuar për terrorizëm, atyre ju kanë humbur shumë të drejta, të drejta që ju takojnë me ligj, pushime gjatë vikendit. Kjo është një shkelje ndaj tyre, kjo është shkelje e një anshme”, thotë i dënuari.

I dënuari për terrorizëm, A.B. tregon edhe për kohën se kur ka shkuar në Siri.

”Jam arrestuar në gusht të  vitit 2014, jam akuzuar për luftëra të huaja dhe për terrorizëm. Në Siri kam qenë në fund të viti 2013, dhe në shkurt të vitit 2014 jam kthyer”, thotë ai.

Ai tregon se në Siri ka qëndruar në një qytet afër Alepos, ku nuk ka pasur shqiptar të tjerë.

Emisionin e plotë të “Drejtësi në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Postime te ngjajshme