TË KRIJOJMË RRUGËN TONË AUTENTIKE NË INTEPRETIMIN FETAR..!!

Nën vlimin e madh të shumë burimeve të ndryshme me mesazhe fetare ideologjike dhe politike, të cilat si dje e ashtu edhe sot tek ne mund vinë të servuara nga anët e ndryshëm të botës, e të cilat në kohën tonë janë bërë shumë lehtë të qasshme përmes rrjeteve sociale elektronike, ne si popull dhe si pjesëtar të një komuniteti fetar, duhet që të tregojmë kujdes të veçantët, si dhe të jemi në shkallen e duhur maksimale të vigjilencës, për të dalluar atë se çka është fe e dalë nga librat e shenjta mbi besimin në Zot e çka është lëvizje ideologjike fetare, dhe çka është sekt, traditë apo zakon i një vendi apo populli dhe shoqërie të caktuar.


Interpretimet shumë sekteve, fraksioneve, ideologëve të lëvizjeve politike fetare të themeluara e të kultivuara në vende të ndryshme, e të cilët pretendojnë dhe besojnë se janë pikërisht ata dhe ato, të cilët e kanë futur në grusht të vërtetën e besimit në Zot, duke mohuar e fyer kështu të gjithë të tjerët të cilët nuk pajtohen me ta, duhet braktisur dhe mbajtur larg nga mesi ynë.Prandaj, është tepër e rëndësishme që ne vet të kultivojmë rrugën tonë autentike të interpretimit fetar, me fjalë tjera të jemi të pavarur dhe të pa imponuar në ndjekjen e literaturës jo objektive fetare me prejardhje të jashtme, e cila është prodhuar kryesisht nga ideologët sektar fetar me orientime politike, të cilët jo rrallëherë para syve na paraqiten si engjëj shpëtues, ndërsa në brendësin e tyre fshehin djallëzinë dhe prapavijën e agjendave dhe agjenturave të jashtme sektare politike të vendit dhe rajonit prej nga vinë dhe më gjerë.


Vendi dhe rajoni ynë në 30 vitet e fundit është vërshuar nga interpretimet e ndryshme sektare fetare me origjinë të jashtme, nga të cilat duhet pasur kujdes të zgjuar si për të sotmen, dhe njashtu edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Xhabir Hamiti

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

35 − = 28