Të huajt në ISIS kohë më parë digjnin pasaportat e shtetit, tani po sorollaten shkretëtirës

Në vlugun dhe hovin e madh të tyre pak vite më parë, ata kushdo që u doli para e djegën, vranë dhe përdhunuan. Të huajt me numër të madh iu bashkuan organizatës kriminale ISIS, me shumicë nga Rusia. Pati edhe nga vende tjera që lanë pas vete familjen, vendin dhe u radhitën në krahun ISIS dhe Nusra, dy organizata terroriste. Pas humbjes së turpshme, tanimë ata qëndrojnë nëpër disa kodrina dhe zgafell, në pritje të ikjes apo kthimit të sigurt. Vendorët dhe të huajt në ISIS si mbetje e fundit në radhët e tyre, tani janë duke vrarë njëri tjetrin, nën akuza të ndryshme midis tyre. Të huajt në këtë organizatë duke mos pasur siguri e as të ardhme janë duke u sorollatur nëpër shkretëtira në kërkim të fatit që nuk ekziston. Këto mbetje në radhët e tyre trajnuan edhe fëmijët. Mbi 4000 të mitur u përdorën për trajnime dhe ekzekutime terroriste. Po ashtu edhe gratë ishin pjesë e saj. Por nuk shkoj gjatë, fundi i tyre erdhi por me turp. Pasiqë, në fillim e duartrokitën veten duke djegur pasaportat e tyre me shpresën se u krijua Kalifati. I ashtuquajturi Kalifat dhe kalif, i la në rrugë, iku duke lënë pas vete tmerrin. Por këta e dogjën dokumentin e vendit nga vinin. Tanimë janë në dilemë të pashpresë; ose të dorëzohen edhe ashtu të dorëzuar, ose të mbysin njëri tjetrin. Kjo e fundit po ndodhë. Ata po e vrasin njëri tjetrin duke u akuzuar për tradhti. Por tradhtia është vet Isis, Kalifati dhe kalifeja i rrejshëm.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

99 − = 89