Të garojmë për ambient të pastër e jo për rrëfime horror

Të garosh në punë të mira e të dobishme për jetën, shëndetin dhe rrethin ku jetojmë e punojmë është vepër e mirë dhe e lavdëruar nga të gjithë. Të garosh në secilën punë e cila u sjell dobi njerëzve është punë e lejuar nga Zoti i Madhërishëm.
-Mbeturinat hidhini tek koshi, mbani pastër mjedisin ku jetoni.
– Besojmë për të gjithë kjo ka qenë fjalia që dominonte në çdo orë mësimi gjatë shkollës fillore. Madje ndonjëherë edhe orën e fizkulturës e shfrytëzonim për të pastruar vullnetarisht ambientin përreth, në këtë mënyrë përçonim edhe mesazhe tek ata që na shihnin. Sa herë na ka rënë rasti të shohim vende si Japonia, Italia, Franca, Gjermania e Shtetet e Bashkuara, impresionohemi nga sjellja e qytetarëve atje që për ata është një rutinë që nuk vihet re, për ne është një panoramë që na rri në mendje sapo kthehemi në vendin tonë. Sa pastër mjedisi atje, sa shumë rregull, sa mirë ndihesh kur sheh një kulturë të mirëfilltë për diçka që te ne duket e pamundur, ku edhe pse viti 2019, akoma diskutohet për të. Një kulturë e këtillë e mos hedhjes së mbeturinave vend e pa vend, është më se e nevojshme që të bartet edhe në vendin tonë. Secilin vend që e viziton dhe sheh rregull e disiplinë, përse të mos e marrim si model e shembull në vendin tonë.

Familja jonë Shqiptare ka kulturë të lartë të pastërtisë në secilën shtëpi që hyjmë dhe në oborret tona. Por kjo nuk mjafton. Nevojitet sensibilizim i tërë masës për një ambient të pastër dhe mjedis që garanton jetë të shëndetshme. Është përgjegjësi jo vetëm institucionale, por edhe qytetare e individuale e të gjithëve për të kontribuar për një mjedis sa më të pastër. Ne nuk është në traditën tonë të urrejmë të bukurën, por ne na duhet angazhim që në çdo vend e pjesë, si në shtëpi, rrugë, livadhe, spitale, çerdhe, fusha të sportit, shkolla e xhami dhe kisha, varreza etj. të inkurajojmë edhe veten edhe tjerët për një kujdes të shtuar për një mjedis e ambient të pastër. Kujdesi ndaj ambientit dhe mjedisit dëshmon kulturën dhe vlerën e një populli.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 7