Të Dërguarit e Zotit janë burim i mëshirës dhe i dashurisë!

Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur të Zotit, të cilët ai i ka pajisur me cilësi të ndryshme.Ndërkaq Muhammedi a.s., si i fundit i pejgamberëve, zë një pozitë më të veçantë.

Me të është plotësuar zinxhiri i pejgamberisë, është kurorëzuar kjo detyrë e shenjtë.Përveç asaj që Muhammedi a.s. është “mëshirë për të gjitha botët”, me emërtimin e tij me emra të bukur Fisnik, ai zë një pozitë të veçantë ndër pejgamberët tjerë. Zoti i Madhërishëm asnjë njeri apo pejgamber më parë nuk e ka cilësuar me emrat e tij “er-Rauf” (shumë i dhimbshëm) dhe “er-Rahim” (shumë i mëshirshëm), ndërkaq këtë e ka bërë me Muhammedin a.s. kur i thekson veçoritë e këtij pejgamberi të fundit:“Vërtet që ju ka ardhur juve një i dërguar nga mesi juaj.

Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja. (Është) i brengosur për ju, e për besimtarët është i butë dhe i mëshirshëm.”(et-Teubeh, 9 : 128)Ndaj është detyrë e ndjekësve të besimit Islam që të përçojnë mesazhin e butësisë, mëshirë, dhembshurisë dhe dashurisë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

88 + = 89